HAPU.me guximin! Hapu.me heronjtë!
Të nderuar hapurianë të hapësirës publike,
Duke qenë mirënjohës që po qëndroni të hapur me ne gjatë gjithë kësaj kohe, po takohemi sërish, për herën e dymbëdhjetë. Edhe një herë do ta transformojmë hapësirën publike të Prishtinës, e cila çdo herë e më shumë po bëhet më kaotike, më e ngurtësuar e më e ngulfatur. HAPU ju sjellë edhe këtë vit përvoja artistike të veçanta, që janë menduar e konceptuara artistikisht vetëm për hapësirën publike, fushëlojën tonë në HAPU. Po sjellim te ju artistët, që po zhvillojnë punët e tyre, tash në këtë kohë, duke provuar e duke u përprjekut HAPUr, bashkërisht me ne, me ju dhe me qytetin.
Nesë nuk jemi përpjekur e nuk kemi provuar nuk kemi mbërritur askund!
Kështu përpjeken Losinfomalls, që klasifikohen si njerëz ekstra të motivuar dhe që vijnë nga Katalunia. Ata vazhdojnë të përpjeken, edhe kur janë në zgripc, edhe kur ndeshen me pasiguri, ata vazhdojnë me një ekstra motiv dhe kështu ju dhurojnë ju një motiv ekstra. Ejani dhe përjetoni këtë përvojë të përmbashkët në Bulevardin “Nëna Tereza” afër Ministrisë së Kulturës.
Në anën tjetër, KRA, nga Austria e Argjentina, do të përpjeken të shpëtojnë botën. Në misionin e tyre, Arnold Schwarzenegger në Prishtinë, ato nuk ndalen. Thërrasin “Aksion” dhe prova e tyre kthehet në një film aksion që për sheshxhirim ka Pallatin e Rinisë të Prishtinës. KRA ju ftojnë t’ju bashkangjiteni në këtë Aksion. Përpara se të ankohemi se nuk mund të bëjmë asgjë për ambientin, ju ftojmë që të paktën të përpjekemi, t’i bashkohemi KRA në këtë mision. Ato mund t’i takoni në hyrjen anësore të Pallatit të Rinisë, nga ana e ndërtesës së ish-Rilindjes.
Në një transverzale që përshkon qytetin e që fillon nga Statuja e “Bill Clinton”, Diona Kusari ,nën shoqërimin e Arbnora Ademit, do të përpiqet të koreografojë atë që nuk e shohim në jetën publike, në hapësirën publike, atë që ndodh mes turpit dhe trupit.
Në kryqëzimin afër kinemasë ABC në Bulevardin “Nënë Tereza”, kolektivi ___. (Blank) do të përpiqet të diskutojë HAPUr mbi zhvillimet, gravitetin e navigimin e hapësirës publike dhe relacionit me pronarët e saj, publikun. Publiku është i ftuar, që HAPUr të artikulojë brengat, dëshirat e sfidat e tij.
Në pikëtamin tonë përgjatë këtyre 3 ditëve, në ish bibliotekën “Hivzi Sylejmani”, gratë me eksperiencë të madhe na rrëfejnë për përpjekjet e tyre dhe për përvojat jetësore. Së bashku me vajza të reja, ato na rrëfejnë për vlefshmërinë e përpjekjes jetësore dhe se ndalimi ndaj sfidave nuk është opcion. Aty do ta përmbyllim Festivalin me tingujt dhe zërin e Sara Payman. Ajo do të përpjeket të na dhurojë perspektivën e saj të veçantë mbi pavdekshmërinë e këngës së bukur e të vjetër shqipe, duke ju ftuar që së bashku ta përmbyllim Festën tonë të përbashkët në hapësirën tonë përbashkët, publiken.
Mirësevini!
Florent Mehmeti, Drejtor Artistik, HAPU – Festivali i Artit në Hapësirë Publike
Hapu.me Gjakovën e Prishtinën dhe zhytu në lojë! Të nderuar eksplorues të hapësirës publike, HAPU po ndodh këtë vit për të njëmbëdhjetën herë! Përveç Prishtinës, po hapemi edhe në Gjakovë duke bashkëpunuar me Iniciativën e Fondacio...
Hapu, zbulo dhe rizbulo! Të nderuar zbulues dhe eksplorues, Është hera e dhjetë! Po hapemi, edhe një herë po e rizbulojmë Prishtinën. Në shumë pika anembanë qytetit, ju ftojmë të zbuloni ide kuptimplota dhe të guximshme, shqetësime si dh...
A je në tokë të bukës?!Të dashur miq e dashamirë të Tokës, ujit e ajrit,Pas një periudhe tejet të vështirë këtë vit po qesim hapat e ngadaltë duke u munduar të kthehemi e të vazhdojmë aty ku e lamë para Pandemisë botërore të vitit 2020 e...
HAPUDEMIA 2021Të dashur adhurues të artit në hapësirë publike,Edhe këtë vit si asnjëherë më parë HAPU – Festivali i Artit në Hapësirë Publike detyrimisht qëndroi mbyllur duke u zgjatur kjo kohë e pështirë edhe më shumë, përkundër s...
HAPUDEMIA 2020Të dashur miq të hapësirës publike, Këtë vit si asnjëherë më parë HAPU – Festivali i Artit në Hapësirë Publike ishte detyrimisht i mbyllur në pamundësi hapjeje me ju, me qytetin, me hapësirën publike e me artistë...
Hapu dhe Luaj!Të dashur miq e lojtarë,Këtë vit për herë të pestë po vendosim fushë-lojën: qytetin, hapësirën publike. Të luash nuk është aktivitet i kohës së lirë. Të luash është të mësosh e të përjetosh. Duke luajtur, ne e vëmë vetveten...
Të lëvizësh qytetin!Të nderuar miq,Edhe këtë vit po vendosim pikënisje të lëvizjeve tona në hapësirat publike të qytetit të Prishtinës. Po vazhdojmë eksplorimin tonë të pashterur në kërkim të pikave që provokojnë nisjen në lëvizjen tonë ...
Gjurmë të veçanta artistike po vendosen në qytet.Të nderuar miq,Po vazhdojmë kërkimin tonë të pafund për të rizbuluar hapësirën publike, pikëtakimin tonë. Po e rimendojmë atë çka ajo përfaqëson për vendasit, për ata që banojnë mu aty? Çk...
Sërish po hapim portat artistike të hapësirës publike në Prishtinë. Prej 20-23 korrik ju mirëpresim me punë artistike që kanë për bazë bashkëpjesëmarrjen tuaj. Këtë vit tema e pjesëmarrjes së publikut dhe bashkë-krijimit ka qenë fokusi i...
HAPU si Festival po hapet këtë vit. Si iniciativë dhe ide është tashmë 6 vjet e vjetër, atëherë kur Teatri ODA hyri në partneritet me 17 organizata tjera të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian në kuadër të rrjetit IN SITU. Tash e 6 vi...