Kthehu mbrapa
Rreth Ngjarjes
Artistja Diona Kusari, shoqëruar nga performuesja Arbnora Ademi, transverzon qytetin nga një pikë në tjetrën, pa ecur në mënyrë konvencionale. Performanca shpërfaq një koreografi sociale të inskenuar në shtigjet urbane të qytetit.
Kohëzgjatja: 60 minuta
Ekipi Produksionit
Autore dhe performuese: Diona Kusari
Performuese: Arbnora Ademi
Mentor artistik dhe kreativ: Florent Mehmeti
Instagram:
@dionakusari
Shfaqjet
29.08.2026 / 17:00
Vendi
Pika fillestare: Para statujës “Bill Clinton”. Pika përfundimtare: Sheshi “Zahir Pajaziti” – Para Grand Hotel.
Informacione të tjera
Një trup kalon qytetin pa ecur. Artistja Diona Kusari, shoqëruar nga performuesja Arbnora Ademi, transverzon qytetin nga një pikë në tjetrën, pa ecur në mënyrë konvencionale. Ajo ndoshta zvarritet, mund të rrokulliset apo frymëzohet duke shpikur mënyra jokonvenciale të lëvizjes. Modelet e automatizuara të lëvizjes së trupit përmbysen përmes eksperimentit. Shpërfaqet trupi që është programuar se si të sillet kur është i dukshëm, i vëzhguar dhe i (para)gjykuar. Performanca shpërfaq një koreografi sociale të inskenuar në shtigjet urbane të qytetit. Këto shtigje transformohen në një laborator, ku testohen kufijtë e turpit, vëzhgimit, normës dhe parashikueshmërisë. Secili devijim nga ecja konvencionale prodhon koreografinë e padukshme të jetës publike në hapësirën publike: pritshmërinë, (para)gjykimet si dhe marrëdhënien mes vet trupit dhe të qenit të vëzhguar. Performanca përfundon duke lënë gjurmët e ecjes të instaluara përkohësisht si trashëgimi e këtij protokolli të ecjes, të trupit, të trupit.
Kjo performancë është pjesë e projektit "Bindje, gjasë dhe anim: ushtrime në pleksjen kuantike”, i cili hulumton reagimet e kushtëzuara, sjelljet automatike dhe paragjykimet që strukturojnë përvojën tonë në hapësirën publike.
*Ky projekt është mbështetur nga programi “Emerging Voices Program” (Fuqizimi i artistëve të rinj) i Teatrit ODA.
Galeria