A je në tokë të bukës?!
Të dashur miq e dashamirë të Tokës, ujit e ajrit,
Pas një periudhe tejet të vështirë këtë vit po qesim hapat e ngadaltë duke u munduar të kthehemi e të vazhdojmë aty ku e lamë para Pandemisë botërore të vitit 2020 e 2021. Por siç duket kjo shkundje na ka shkundur edhe vetëdijen tonë mbi atë se ku po jetojmë e si po jetojmë, si po e trajtojmë planetin tonë e si po e trajtojmë edhe vetveten e njëri tjetrin. Detyrimisht po fokusohemi te qenësorja, te ajo që është bërthama e të qenurit tonë, neve, banorëve të Tokës e pjesëtarëve të njerëzimit.
Por, a jemi vonë? A jemi në tokë të bukës?
Këto dhe pyetje tjera po përpiqen të gjejnë përgjigje apo të shtojnë edhe më shumë pyetje përmes programit të këtij edicioni të tetë të Festivalit HAPU. Artisët pjesëmarrës po vendosin pika neurologjike në dy parqet e Prishtinës, Pakun e Qytetit dhe Taukbashçe për të dialoguar me Tokën e me banorët e saj. Për të ngritur këto çështje e ato që ndërlidhen po përdoret: gjuha e muzikës e tingullit, gjuha e shenjave e gjuha trupore, dërrasa e zezë, gjesti, rekuizita e pothuajse gjithçka që na rrethon e që peshon mbi Tokë.
Ju ftojmë të na bashkangjiteni në këtë eksplorim përmes artistëve, pjesë e punës tonë të përbashkët dhe bashkëpunimit në nivelin evropian me partnerët tanë në kuadër të IN SITU. Ju ftojmë të hapeni me Tokën, ujin e ajrin dhe me gjithça tjetër jo-njerëzore që bashkë-ekziston me ne. Ju ftojmë ta ri-mendojmë rolin e sjelljen tonë si bashkë-banorë të kësaj Toke.
Florent Mehmeti, Drejtor Artistik, HAPU – Festivali i Artit në Hapësirë Publike
IN SITU është Platforma evropiane për krijimtari artistike në hapësirë pubilke. Që nga viti 2003, kjo platformë ka mbështetur më se 200 artistë që veprojnë përtej lokacioneve konvencionale dhe që i japin kontribut transforimit të territoreve tona. IN SITU është ekosistem që lidh një brez të ri artistësh me publikun, me programues e me lojtarë kyçë të përfshirë në realitetet ekonomike, politike dhe sociale anembanë Evropës. IN SITU zhvillon një ekologji të krijimtarisë, të bazuar në punëtori e laboratore artistike trans-nacionale, rezidenca evropiane e ndërkombëtare dhe mentorim kolektiv të pilot-projekteve artistike. IN SITU gjithashtu zhvillon konsulenca specifike dhe ekspertizë për qytete evropiane, module trajnimi online (MOOC) dhe një ‘Think Tank’ që i kushtohet krijimtarisë artistike në hapësira publike.
IN SITU udhëhiqet nga Lieux publics – qendër nacionale dhe evropiane për krijimtari artistike në hapësira publike (Francë), dhe bashkon 20 partnerë nga 12 shtete: Artopolis Association / PLACCC Festival (Hungari), Atelier 231 / Festival Viva Cité (Francë), CIFAS (Belgjikë), Čtyři dny / 4+4 Days in Motion (Çeki), FAI-AR (Francë), Freedom Festival (Mbretëri e Bashkuar), Kimmel Center (Shtetet e Bashkuara), Metropolis (Danimarkë), La Paperie (Francë), La Strada Graz (Austri), Les Tombées de la Nuit (France), Lieux publics (Francë), Norfolk & Norwich Festival (Mbretëri e Bashkuar), Teatri ODA (Kosovë), Theater op de Markt (Belgjikë), On the Move (Belgjikë), Østfold kulturutvikling (Norvegji), Oerol Festival (Holandë), Terni Festival (Itali), UZ Arts (Mbretëri e Bashkuar).
Që nga viti 2018, IN SITU Cloud mbledh anëtarë të ri të asociuar në IN SITU.
IN SITU ACT 2016 – 2020 bashkëfinancohet nga Programi ‘Creative Europe’ i Bashkimit Evropian.
www.in-situ.info