Kthehu mbrapa
Rreth Ngjarjes
Kriza klimatike ka mbetur diku mes një pranimi të heshtur dhe një zhurme apokaliptike. Aty ku të tjerët dorëzohen, KRA vjen në Prishtinë me misionin e vet: kësaj herë, kundër krizës klimatike.
Ekipi Produksionit
Krijuar dhe performuar nga Dana Crosa, Nora Köhler, Vera Kopfauf
Drejtuese e projektit: Nora Köhler
Producent i turneut: Nicolás Conde
Dizajni i skenës dhe kostumeve: Katharina Ëraubek
Dramaturgjia: Moritz Ostanek
Asistent të produksionit dhe teknikës: Jakob Kolb, Gabriel Martha
Administrata e Produksionit (KRA): Sarah Mueller
Fotografitë: Maria Schneider
Shfaqjet
Performancë
28.08.2026 / 14:00
Performancë
28.08.2026 / 16:30
Performancë
29.08.2026 / 14:00
Performancë
29.08.2026 / 16:30
Performancë
30.08.2026 / 14:00
Vendi
Pallati i Rinisë. Pika fillestare: Tek shkallët afër Newborn
Informacione të tjera
Kriza klimatike ka mbetur diku mes një pranimi të heshtur dhe një zhurme apokaliptike. Aty ku të tjerët dorëzohen, KRA vjen në Prishtinë me misionin e vet: kësaj herë, kundër krizës klimatike.
Selia e tyre është një garazh, aty ku takohen veturat e shpejta, metodat e vjetra dhe ëndrrat e mëdha. KRA nis aksionin me një figurë austriake në qendër: Arnold Schwarzenegger. Bodibilde, Terminator, Guvernator dhe Avokues për problematikën e ambientit – vetë simboli i forcës. Muskuj, pushteti, maskuliniteti. I kemi parë shumë shpesh. Kanë dështuar shumë shpesh. KRA e ka në dorë. KRA e ndalon ndotjen dhe ju fton të bëheni pjesë e filmit të tyre të parë Aksion.
Misioni Arnold Schwarzenegger është performancë me pjesëmarrje të publikut dhe njëkohësisht xhirim filmi - direkt në hapësirën publike. Anëtarë të publikut bëhen pjesë e ekipit të filmit, dikush mund të bëhet statist në këtë film aksion për heronjtë e klimës, përderisa qyteti shndërrohet në sheshxhirim.
Përmes humorit, lojës dhe aksionit, KRA ekploron mitet e heronjve të vjetër, dëshirën e madhe për zgjidhje të thjeshta si dhe idetë e burrërisë që ende ndikojnë në mënyrën se si e imagjinojmë ndryshimin. Kush vërtet e frymëzon ndryshimin? Për më shumë, çfarë ndodh kur provojmë të bëhemi vetë heronjtë?
www.kra.international
*Bashkëprodhuar përmes IN SITU PLATFORM me mbështetjen e programit Creative Europe të Komisionit Evropian.
Galeria