Kthehu mbrapa
Ekipi Produksionit
Kolektivi ___.
https://blankcollective.org/
Shfaqjet
HAPU 2026
30.08.2026 / 16:00
Vendi
Bulevardi “Nënë Tereza” (udhëkryqi afër Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit)
Informacione të tjera
Kolektivi ___. (Blank) nga Kosova sjell një diskutim publik të quajtur "Hapur" në kuadër të ___. Talks. Premisa kryesore e diskutimit është që ai të jetë interaktiv me publikun e Prishtinës dhe punonjësit kulturorë që jetojnë dhe i shtyjnë përpara praktikat e tyre në hapësirën publike. Diskutimi synon të elaborojë dhe të shqyrtojë mënyrat se si arti krijohet dhe si ai trajtohet në hapësirat publike në Kosovë. Sa janë të qasshme hapësirat publike për ndërhyrje artistike e kulturore dhe si ne si qytetarë të Kosovës e trajtojmë hapësirën publike që supozohet të përdoret nga dhe për publikun.
Si kolektiv, fokusi i ___. (Blank) bazohet në nevojën për lëvizje dinamike dhe shkëputjen nga kufizimet e nocioneve të "hapësirës". Kolektivi gjithashtu merret me analizën e strukturave shoqërore që krijojnë dhe formësojnë narrativën dhe terrenin, prej të cilit buron liria krijuese. Përmes formave dhe mënyrave të ndryshme të hapjes së diskursit publik, kolektivi sjell përpara këto diskutime përmes ___. Magazine dhe ___. Talks.