HAPU.me guximin! Hapu.me heronjtë!
Të nderuar hapurianë të hapësirës publike,
Duke qenë mirënjohës që po qëndroni të hapur me ne gjatë gjithë kësaj kohe, po takohemi sërish, për herën e dymbëdhjetë. Edhe një herë do ta transformojmë hapësirën publike të Prishtinës, e cila çdo herë e më shumë po bëhet më kaotike, më e ngurtësuar e më e ngulfatur. HAPU ju sjellë edhe këtë vit përvoja artistike të veçanta, që janë menduar e konceptuara artistikisht vetëm për hapësirën publike, fushëlojën tonë në HAPU. Po sjellim te ju artistët, që po zhvillojnë punët e tyre, tash në këtë kohë, duke provuar e duke u përprjekut HAPUr, bashkërisht me ne, me ju dhe me qytetin.
Nesë nuk jemi përpjekur e nuk kemi provuar nuk kemi mbërritur askund!
Kështu përpjeken Losinfomalls, që klasifikohen si njerëz ekstra të motivuar dhe që vijnë nga Katalunia. Ata vazhdojnë të përpjeken, edhe kur janë në zgripc, edhe kur ndeshen me pasiguri, ata vazhdojnë me një ekstra motiv dhe kështu ju dhurojnë ju një motiv ekstra. Ejani dhe përjetoni këtë përvojë të përmbashkët në Bulevardin “Nëna Tereza” afër Ministrisë së Kulturës.
Në anën tjetër, KRA, nga Austria e Argjentina, do të përpjeken të shpëtojnë botën. Në misionin e tyre, Arnold Schwarzenegger në Prishtinë, ato nuk ndalen. Thërrasin “Aksion” dhe prova e tyre kthehet në një film aksion që për sheshxhirim ka Pallatin e Rinisë të Prishtinës. KRA ju ftojnë t’ju bashkangjiteni në këtë Aksion. Përpara se të ankohemi se nuk mund të bëjmë asgjë për ambientin, ju ftojmë që të paktën të përpjekemi, t’i bashkohemi KRA në këtë mision. Ato mund t’i takoni në hyrjen anësore të Pallatit të Rinisë, nga ana e ndërtesës së ish-Rilindjes.
Në një transverzale që përshkon qytetin e që fillon nga Statuja e “Bill Clinton”, Diona Kusari ,nën shoqërimin e Arbnora Ademit, do të përpiqet të koreografojë atë që nuk e shohim në jetën publike, në hapësirën publike, atë që ndodh mes turpit dhe trupit.
Në kryqëzimin afër kinemasë ABC në Bulevardin “Nënë Tereza”, kolektivi ___. (Blank) do të përpiqet të diskutojë HAPUr mbi zhvillimet, gravitetin e navigimin e hapësirës publike dhe relacionit me pronarët e saj, publikun. Publiku është i ftuar, që HAPUr të artikulojë brengat, dëshirat e sfidat e tij.
Në pikëtamin tonë përgjatë këtyre 3 ditëve, në ish bibliotekën “Hivzi Sylejmani”, gratë me eksperiencë të madhe na rrëfejnë për përpjekjet e tyre dhe për përvojat jetësore. Së bashku me vajza të reja, ato na rrëfejnë për vlefshmërinë e përpjekjes jetësore dhe se ndalimi ndaj sfidave nuk është opcion. Aty do ta përmbyllim Festivalin me tingujt dhe zërin e Sara Payman. Ajo do të përpjeket të na dhurojë perspektivën e saj të veçantë mbi pavdekshmërinë e këngës së bukur e të vjetër shqipe, duke ju ftuar që së bashku ta përmbyllim Festën tonë të përbashkët në hapësirën tonë përbashkët, publiken.
Mirësevini!
Florent Mehmeti, Drejtor Artistik, HAPU – Festivali i Artit në Hapësirë Publike
Drejtor Artistik: Florent Mehmeti
Koordinatore e programit: Renea Begolli
Asistente të produksionit: Sabi Paqarizi
Koordinatore e vullnetarëve: Diana Markaj
Ekipi Teknik: Bujar Bekteshi, Mursel Bekteshi
Administrata: Lumnije Komoni
Rezervoni vendin tuaj duke na kontaktuar në Facebook dhe Instagram / Duke shkruar në +383 (0) 49 246 555 ose thirni +383 (0) 49 246 555