Performancë artistike e 3 artistëve që shtjellon mënyrën tonë të trajtimit të Tokës, përditshmërinë tonë e sjelljet tona dukë vënë një pikëpyetje të madhe se për kë është dashuria? Çka bëjmë e çka themi kur flasim për Tokën, mjedisin, ajrin e ujin? Pikëpyetjet artistike të sjelles e dashurisë sonë gjejnë formën e gjuhës së trupit. Pikëpyetjet ngjallin raportin tonë me rekuizitat e përditshmërisë, me Tokën ku qëndrojmë, ushqehemi e jetojmë.
Pikëpyetjet e transformimit të Planetit tonë duke iu falënderu \”dashurisë\” njerëzore ngërthehen në gjestet dhe lëvizjet e perfomuesve. Aty, mbi tokë, mbi Tokën që na mban të gjallë, mbi Tokën ku dashurojmë apo pretendojmë të dashurojmë .
Rezervoni vendin tuaj duke na kontaktuar në Facebook dhe Instagram / Duke shkruar në 038/49 246 555 ose thirni 038/49 246 555