Planeti Tokë është një lajm i vjetër. Është shtëpia që po e hedhim posht’. Ne definitivisht nuk e duam atë. Ne pothuajse besojmë se nuk kemi nevojë për të. 1
Duket sikur pyjet dalin të jenë libra të fshehur, ku çdo pemë përbëhet nga një faqe e bardhë e pastër. Në pritje të një poeme tjetër që do të shkruhet në to si ” dëshmi” dhe bazë për çdo rrëfim që i përket të së kaluarës. 2
Duke u futur në mes të marrëdhënies midis natyrës dhe njerëzve dhe duke përdorur pyllin e thellë si formë referimi për të rrëfyer dhe konstruktuar historinë e kohës sonë, projekti do të përpiqet të vërë në dyshim koston e asaj që ne nuk jemi të gatshëm të paguajmë.
Vendosja e një dërrasë të përdorur të shkollës, në thellësi të pyllit, ku regjistrimet e ngjarjeve historike apo edhe ato personale do të jenë një udhërrëfyes për të mbajtur gjallë kujtesën, për një brez kompleks, por gjithashtu edhe për t’i bërë të pashlyeshme shkrimet mbi to. Si dëshmi dhe mësime të nevojshme për të balancuar historinë e së ardhmes mes njeriut dhe vetë natyrës.
——————–
1) 100 Notes – 100 Thoughts / Nº006: Etel Adnan, The Cost for Love We Are Not Willing to Pay, ( dOCUMENTA 13, 2011)
2) Paul Ricoeur, La Mémoire, l’Histoire, l’Oublie (París: Seuil, 2000).
Rezervoni vendin tuaj duke na kontaktuar në Facebook dhe Instagram / Duke shkruar në 038/49 246 555 ose thirni 038/49 246 555