Qyteti na shpaloset përmes shqisave. Ne mund të eksplorojmë mjedisin tonë, ritmin e tij, atmosferën, teksturën, si dhe gjendjen aktuale të tij përmes shikimit, zërit, prekjes, shijes dhe nuhatjes. Sidoqoftë, kohëve të fundit, shikimi është bërë mjeti mbizotërues për zbulim, duke mënjanuar mënyrat e tjera të eksplorimit dhe lidhjes shqisore. Po sikur të mbyllnim sytë dhe të ktheheshim tek ato shqisa?
Cilat lloje të aromave i japin formë Prishtinës? Çfarë lloj agjentësh njerëzorë dhe jo njerëzorë, faktorë mjedisorë apo socialë, cilat aktivitete e përcaktojnë atë? Çfarë rrëfimesh mund të na shpalosin erërat dhe aromat?
Gjatë punëtorisë ne eksplorojmë zonën përreth duke përdorur trupin dhe shqisat tona të nuhatjes, duke kërkuar profilin unik aromatik dhe fabulën e qytetit.
Kohëzgjatja e punëtorisë: 60-90 minuta
Numri i pjesëmarrësve i kufizuar për seancë.
Ju lutem rezervoni vendin tuaj duke na shkruar email në teatrioda@gmail.com me shënimin për ditën dhe kohën e punëtorisë që dëshironi të merrni pjesë.
Punëtoria mbahet në gjuhën angleze me përkthim në shqip.
Ju lutem vishni diçka të përshtatshme dhe të lehtë për të lëvizur .
Home
Eva Bubla është artiste e asocuar e IN SITU, Platformës evropiane për krijimtari artistike në hapësirë publike, në kuadër të projektit (UN)COMMON SPACES, të bashkëfinancuar nga Programi “Evropa kreative” i Bashkimit Evropian. Programi i Artistit të Asocuar përkrahet nga Artopolis Association (HU), Atelier 231 (FR), Čtyři Dny / Four Days (CZ), FiraTàrrega (ES), Flynn Center (USA), Freedom Festival (UK), La Strada (AT), Lieux publics (FR), Metropolis (DK), Norfolk & Norwich Festival (UK), Oerol Festival (NL), Østfold Internasjonale Teater (NO), Oda Teatri (XK), Provinciaal Domein Dommelhof (BE), Scène Nationale De L’Essonne (FR) dhe konsorciumi i 4 partnerëve italianë: Zona K, Indisciplinarte, Pergine Festival, Teatro Stabile Di Sardegna.
Rezervoni vendin tuaj duke na kontaktuar në Facebook dhe Instagram / Duke shkruar në 038/49 246 555 ose thirni 038/49 246 555