Gjurmë të veçanta artistike po vendosen në qytet.
Të nderuar miq,
Po vazhdojmë kërkimin tonë të pafund për të rizbuluar hapësirën publike, pikëtakimin tonë. Po e rimendojmë atë çka ajo përfaqëson për vendasit, për ata që banojnë mu aty? Çka do të thotë për ata që kalojnë aty pari shpesh? E çka për ata që s’kanë kaluar kurrë apo s’janë ndalur kurrë edhe pse jetojnë në këtë qytet për një kohë të gjatë? Po rizbulojmë hapësirat dhe skutat e qytetit dhe jemi kuriozë të zbulojmë se si e përjetojnë ata që janë kthyer për një pushim të shkurtër. Ata që kanë bartur gjatë gjithë vitit apo edhe gjatë shumë viteve të kaluara kujtimet dhe ndjesitë për vendlindjen e tyre apo vendlindjen e prindërve të tyre.
HAPU sivjet ju fton të filloni Festivalin duke rizbuluar dhe ripërjetuar Prishtinën përmes makinës tuaj në eksperiencën artistike “X-terr”, që është propozimi i fundit i Teatrit ODA në platformën evropiane IN SITU nga artistët e Kosovës dhe që po zhvillohet hap pas hapi për të shpërndarë këtë rrugëtim artistik edhe në qytete e vende tjera evropiane në të ardhmen. Me Mischief La-Bas nga Skotlanda kemi transformuar ngushticat dhe sokaqet e fshehura pas kafiterive dhe ndërtesave në qendër të qytetit për të ofruar një eksperiencë artistike të cinizmit prapa “ninullave” dhe “edukimit” të fëmijëve tanë përmes ideve të autoritarizmit, moralizimit dhe indoktrinimit social. Në një video nga “17” të projektuar në fasada të vendeve të ndryshme të qytetit do të zbuloni katër rrëfimet e pritjeve, kufizimeve dhe realitetit ku këto katër personazhe përfunduan. Nuk do të duhej të humbni shfaqjen përmbyllëse të katër burrave të veshur në të bardha nga G. Bistaki nga Franca, të cilët me gjithë fantazinë e tyre të kombinimit të zhonglerimit, teatrit e dansit na shpijnë në një rrugëtim magjepsës koreografik e muzikor.
Gjatë këtyre ditëve të Festivalit do të rizbuloni edhe mundësitë tjera të vallëzimit bashkërisht me ne, të zbulimit të rrëfimeve të artistëve të vendit e nga Evropa duke mësuar për sfidat dhe eksitimet e krijimit artistik në hapësirë publike në nivelin evropian.
Ashtu siç e kemi shijuar shumë punën që kemi bërë gjatë gjithë vitit e edhe më herët, shpresoj që edhe ju të shijoni këto rrugëtime artistike gjatë këtyre ditëve frymëzuese e rizbuluese në hapësirën tonë të përbashkët, të cilës po i krijojmë gjurmë të veçanta artistike vit pas viti në kujtesën tonë kolektive.
Florent Mehmeti, Drejtor Artistik, HAPU – Festivali i Artit në Hapësirë Publike.
IN SITU PLATFORMA 2014 – 2017 dhe ACT 2016 – 2020
Platforma evropiane për krijim artistik në hapësirë publike
IN SITU mbledh një grup programuesish që kanë pasion për forma të reja të artit dhe për hapësirën publike. Ata janë duke punuar së bashku që nga viti 2003 duke zhvilluar projekte të përbashkëta evropiane.
Ekspertiza dhe aktivitetet e IN SITU mbulojnë gjetjen dhe promovimin e artistëve, organizimin e projekteve laboratorë dhe inkubatorë, bashkë prodhimet dhe promovimet e projekteve të reja, organizimin e konferenca dhe seminareve etj.
Deri tani, IN SITU ka përkrahur mbi 180 artistë evropianë. Mbledh rreth vetes 25 partnerë nga 17 shtete me praktika e estetika të ndryshme, të cilët të gjithë kontribuojnë diçka jetike për rrjetin. Pa marrë parasysh nga vijnë anëtarët, nga metropole apo vende rurale, që janë në kërkim të rehabilitimit të vendeve industriale apo ridizajnimit të pejsazheve, qëllimi është gjithnjë për t’i shërbyer artistëve që punojnë në dhe për hapësirë publike.
IN SITU po punon në dy projekte komplementare:
IN SITU PLATFORMA është një nga platformat e para të përzgjedhura nga Komisioni Evropian nën programin e Evropës Kreative (“Creative Europe programme”), ka për qëllim to spikasë dhe promovojë artistët që sjellin risi e që punojnë jashtë vendeve konvencionale dhe kontribuojnë në transformimin e territoreve tona.
IN SITU ACT, një projekt bashkëpunimi i përmasave të mëdha që mbledh 20 partnerë shumica prej Evropës financohet për 4 vjet që nga lansimi zyrtar në Nëntor 2016 deri në fund të vitit 2020. Ambicia e këtij projekti është të jetë një mjet evropian për strukturimin e krijimit artistik në hapësirë publike.
Art i ri për vende të reja
Art Kontekst Territor