Një panoramë shoqërore e botës sonë bashkëkohore si në ëndërr plot me servilizëm e absurditet. Të veshur me kostume të bardha, të armatosur me lopata dëbore, dhe me misrin si një burim mendimi e debati, këta katër burra na paraqesin një udhëtim mahnitës koreografik dhe muzikor. Shikuesit vendoset në një këndvështrim unik të shoqërisë sonë duke bashkuar imazhe të kaluara, futuriste e fantastike. Skenografia motivohet nga arkitektura e së sotmes dhe struktura e veçantë e vend-lokacionit të shfaqjes. E thjeshtë, imponuese dhe evoluese, dizajni i skenës ilustron një botë surrealiste në një vend të përbashkët. As tërësisht cirk, as vetëm dans, stili i G. Bistaki inkurajon takimin e disiplinave të ndryshme. Përdorimi i zhonglerimit, teatrit apo dansit krijon një gjuhë të përbashkët, duke krijuar situata nganjëherë ekstravagante dhe shpesh absurde, në të cilat komedia dhe tallja janë elemente të dukshme dhe gjithçka është ende e mundur.
Prodhim kolektiv nga Florent Bergal, Sylvain Cousin, Jive Faury, François Juliot, Guillaume Bautista, Hugo Oudin and Nina Pire.
The Baina Trampa Fritz Fallen është përkrahur nga rrjeti IN SITU, në kuadër të projekteve Platforma dhe ACT. Këto projekte janë të financuara me përkrahjen e programit Evropa Kreative nga Komisioni Evropian.
Rezervoni vendin tuaj duke na kontaktuar në Facebook dhe Instagram / Duke shkruar në 038/49 246 555 ose thirni 038/49 246 555