“E përbashkëta: Arti mes gjeneratave” është një projekt i Teatrit ODA që bashkoi vajzat dhe gratë e reja me gratë me përvojë pas pensionimit për të krijuar së bashku përjetime dhe punë artizanale e autentike artistike bashkëkohore në hapësirë publike. I ndërtuar mbi një qasje të bazuar në proces, “Arti mes gjeneratave” krijoi hapësirë shoqërore për dialog, bashkëpunim dhe shkëmbim ndërbrezor, duke vlerësuar e mirënjohur përvojat, njohuritë dhe perspektivat e secilës pjesëmarrëse.
Gjatë vitit 2026, pjesëmarrëset u takuan në një seri punëtorish të facilituara për të krijuar vepra në tekstil dhe vepra artizanale bashkëkohore, si dhe punëtori për performancë dhe shprehje artistike përmes trupit. Në qendër të projektit qëndron ideja e fuqizimit përmes krijimit, e përfshirjes dhe e kujdesit të ndërsjellë. Përtej punëve të realizuara dhe performances publike, projekti synoni të ndërtojë një hapësirë të sigurt dhe të hapur, ku secila grua dhe vajzë mund të ndajë përvojën e saj, për shprehje të lirë, si dhe të mësojnë nga tjetra e të kontribuojë në një proces autentik të përbashkët.
Pjesëmarrëset e projektit:
Afrime Shala, Gjylizare Bakraqi, Kimete Zeqa, Miljana Dushi, Luljeta Juniku, Ajmone Dhomi, Mejreme Fetiu, Nazife Pushka, Vahide Hasani, Atifete Karakashi, Elvane Berisha, Diona Kusari, Anyla Kabashi, Rrezarta Rashiti, Delvina Bytyçi, Raba Rashiti, Magribe Salihaj, Sabrije Musliu, Nemide Studenica, Rukije Mustafa, Taibe Miliqi dhe Hajat Toçilla.
Ekipi i projektit:
Facilitatorët e punëtorive: Hana Zeqa, Daniela Markaj, Diona Kusari dhe Florent Mehmeti. Koordinatore e programit: Renea Begolli ; Asistente e produksionit: Sabi Paqarizi ; Teknikë: Mursel Bekteshi, Bujar Bekteshi ; Administratore: Lumnije Komoni
Ky material është pjesë e projektit #HumanRightivism, që implementohet nga Fondi për Zhvillim Komunitar (CDF) me mbështetjen e Ambasadës Suedeze Prishtinë. Pikëpamjet dhe interpretimet e shprehura në këtë material janë të të autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht politikën ose qëndrimin zyrtar të SIDA-së ose qeverisë suedeze.
