
Ndani datat për reprizat e shfaqjes NEMESIS, produksion i Teatrit ODA për muajin nëntor dhe dhjetor 2026
4 nëntor
26 nëntor
19 dhjetor
Nga ora 20:00, Amfiteatri i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Pallati i Rinisë.
Në gjuhën shqipe me titra në gjuhën angleze
Regjia: Florent Mehmeti
Shkruar nga: Lirak Çelaj, Florent Mehmeti
Luajnë: Labinot Raci, Blend Sadiku, Fiona Abdullahu, Era Balaj, Art Pasha
Asistente regjie: Ardiana Mehmeti
Skenografia: Enes Sahiti
Muzika: Lis Boshtrakaj
Videografia: Gëzim Hasani
Koordinatore e produksionit: Renea Begolli
Asistente të produksionit: Sabi Paqarizi, Delvina Bytyqi
Ndriçimi: Mursel Bekteshi, Bujar Bekteshi
Fotografitë dhe dizajni: Zana Begolli
Produksion i Teatrit ODA
“Nemesis” është një shfaqje teatrore që trajton artistikisht rrugëtimet dhe fatet e pushtetit dhe forcës si parakushte por edhe katalizatorë të degradimeve të personalitetit. Shfaqja ndërthur referencat historike të njerëzimit, siç janë përshkruar nga Herodoti, duke i mbështetur ato me referenca shkencore të neurokimisë, të ngurtësimit e sforcimit të sjelljes dhe mendjes njerëzore, por edhe me ndryshimet funksionale në trurin e njeriut. Perspektivat njerëzore dhe historike, tipologjitë e shtrira në kohë, hapësirë e histori, sikur edhe fuqitë e pasurive, e bizneseve, forcat e trashëgimisë e të së vërtetës selektive, janë partitura të perandorive, mbretërive e liderëve që ndërtojnë harkun e trajektores artistike të “Nemesis”.
Rezervo biletë duke dërguar SMS me emrin, mbiemrin dhe numrin e biletave në: 044 430 693.









