Artisti italian i tingullit që jeton në Berlin, Marco Barotti, sjell instalacionin \”Çukapikët\”. Zogj robotë të bërë enkas janë të programuar si instrumente muzikore. Ata do të vendosen në kënde të ndryshme të lokacioneve të përzgjedhura në Prishtinë e Fushë Kosovë.
Çukapikët i tranformojnë rrezatimet e padukshme të përdorura për komunikime mobile dhe teknologji pa tela në ritme daullesh të dëgjueshme dhe të dallueshme, në kohë reale. Rezultati tingullor është një kompozim përmbledhës akustik i cili kalon nëpër transformime të vazhdueshme. Një pejsazh tingullor i drejtpërdrejtë i cili paraqitet si ansambël pushtues daullesh brenda hapësirave urbane dhe natyrore.
The Woodpeckers prezantohet falë programit të mobilitetit të platformës IN SITU në kuadër të projektit ACT, me bashkëfinancim të Programit Creative Europe Programme të Bashkimit Evropian.
Rezervoni vendin tuaj duke na kontaktuar në Facebook dhe Instagram / Duke shkruar në 038/49 246 555 ose thirni 038/49 246 555