PLATFORMA IN SITU është një program katërvjeçar që mbështet 200 artistët e rinj në zhvillimin e projekteve artistike në hapësira publike ose vende jo-konvencionale në nivel evropian. Teatri ODA është një nga partnerët e PLATFORMËS 2025-2028.
Për ciklin e parë të mbështetjes, IN SITU do të përzgjedhë 60 artistë të rinj që krijojnë me, për dhe në hapësira publike. Kjo thirrje e hapur do të nisë zyrtarisht më 1 janar.
— Qëllimi i thirrjes
Qëllimi është të mbështeten hapat e parë të një projekti kreativ dhe t’u ofrohet artistëve mundësia për t’u takuar dhe për të prodhuar punën e tyre brenda Evropës. Artistët do të kenë qasje në:
— Kualifikimi
Kjo thirrje është për projekte që synojnë të prezantohen për një audiencë rreth mesit të vitit 2026. Ky afat kohor tregon nivelin e zhvillimit të projekteve që kjo thirrje dëshiron të identifikojë.
Për më shumë detaje mbi kriteret e përshtatshmërisë dhe prioritetet e thirrjes, shihni vegëzat më poshtë.
— Afatet kohore
Klikoni vegëzën për të parë THIRRJEN E HAPUR #1: https://www.in-situ.info/news/open-call-1.
Më shumë detaje: https://shorturl.at/XmCcg.
PLATFORMA IN SITU është një projekt i bashkëfinancuar nga programi Creative Europe i Komisionit Evropian. Për të mësuar më shumë: https://www.in-situ.info/news/platform-2025-2028.