Gjatë ditës së hënë, më 22 shtator, Teatri ODA nënshkroi kontratën e bashkëpunimit si një nga 32 organizatat e përzgjedhura në kuadër të HumanRightivism, në partneritet me Community Development Fund – CDF dhe të mbështetur nga Ambasada e Suedisë në Prishtinë (Embassy of Sweden in Pristina).
Projekti ynë “Common Ground: Art Between Generations” do të bashkëpunoj me gra seniore në Prishtinë për të krijuar një performancë në hapësirë publike dhe për t’u angazhuar në prodhime artizanale.
Jemi të lumtur të fillojmë këtë rrugëtim së bashku, për një shoqëri dhe hapësirë publike më të barabartë dhe gjithëpërfshirëse!