Jemi të lumtur të ju njoftojmë se Teatri ODA ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Linjën e Jetës, i cili ka për qëllim mbështetjen e vullnetarëve/eve të Linjës së Jetës dhe promovimin e kujdesit të shëndetit mendor përmes pjesëmarrjes kulturore.
Ky memorandum parasheh hyrjen falas në disa shfaqje teatrore të Teatrit ODA, gjatë programit vjetor të teatrit 2024–2025, për vullnetarët/et e Linjës së Jetës.
Jemi të lumtur për bashkëpunimin dhe për mundësinë e mbështetjes së vullnetarëve të linjës.