Të dashur miq të hapësirës publike,
Këtë verë përfundoi me sukses edicioni i njëmbëdhjetë i HAPU- Festivali i Artit në Hapësirë Publike. Për herë të parë, festivali u shtri edhe në Gjakovë, në bashkëpunim me Fondacionin “Për Gjakovën”, duke sjellë artin në rrugët dhe sheshet e qytetit më 1–2 gusht, ndërsa nga 2–5 gusht, Prishtina u kthye në një skenë të gjallë për artistë nga Franca, Gjermania dhe Portugalia.
Çfarë përjetuam së bashku?
HAPU 2025 ishte një ftesë për të parë ndryshe hapësirën tonë të përditshme – si një vend transformimi, takimi dhe loje. Ky edicion na tregoi se arti mund të kthejë çdo rrugë në skenë dhe çdo kalimtar në pjesëmarrës.
Faleminderit të gjithë atyre që u hapën ndaj lojës, ndaj mahnitjes dhe ndaj njëri-tjetrit. Ky edicion nuk do të kishte qenë i njëjtë pa ju.
Shihemi verën e ardhshme, në një tjetër kapitull të HAPU!