THE PLAY
– punë artistike në zhvillim –
Teatri ODA është duke punuar që një kohë të gjatë për të zhvilluar shkathtësi të reja artistike për artistët kosovarë. Në këtë kuadër dhe në bashkëpunim me kompaninë e cirkut bashkëkohor Un Loup Pour l’Homme, po zhvillojmë shkathtësi të cirkut bashkëkohor për artistët dhe për publikun tonë. Një grup aktorësh fizikë dhe artistë parkur nga Kosova, duke punuar bashkërisht me akrobatët francezë, po paraqesin punën e tyre e cila është në zhvillim e sipër, me qëllim të vazhdimit të kërkimit artistik përmes materialit fizik dhe shkëmbimit të eksplorimit të ndërlikueshmërisë së natyrës njerëzore, duke zbuluar madhështinë dhe plogështinë e saj, dhe duke vështruar marrëdhënien ndërmjet individit dhe grupit, gjithmonë të shprehur me gjuhën e trupit.
Ndërsa loja dhe performanca janë sfiduese, ky proces artistik bazohet në parimet e:
LOJËS: me aspektin e saj lozonjar dhe univerzal e bën të mundur nxjerrjen në pah të mundësive të shumta të një personi. Rregullat e lojës vazhdimisht përshtaten apo rishpiken.
TRANSFORMIMIT, PËRSHTATSHMËRISË DHE LËVIZSHMËRISË: akrobatët janë njerëz me aftësinë e përshtatjes. Ndërrimi i roleve, ndërrimi i partnerëve.
TË QENURIT BASHKË: kërkimi i thelbit të ushtrimit brenda thjeshtësisë së të qenurit bashkë gjithmonë.
PRANISË, GJENDJES DHE CILËSISË SË TRUPIT: duke bërë një veprim konkret fizik.
KUPOLËS dhe URËS: guxo të provosh arkitektura të reja me trup.
BESIMIT: zhvillimi i vetëbesimit dhe i tjetrit, loja me frikën dhe mposhtja e saj.
GATISHMËRIA dhe VULLNETI: thuaji gjithmonë po propozimit.
Ky projekt zhvillohet në kuadër të projektit Ride&Camp, që zhvillohet nga Un Loup Pour l’Homme, të mbështetur nga Teatroskop (program i inicuar nga Instituti francez, Ministria e Kulturës dhe Komunikimit dhe Ministra për Evropë dhe Punë të Jashtme), Qyteti i Lille, Région Hauts-de-France dhe Ambasada Franceze në Kosovë.
Rezervoni vendin tuaj duke na kontaktuar në Facebook dhe Instagram / Duke shkruar në 038/49 246 555 ose thirni 038/49 246 555