Kthehu mbrapa
Rreth Ngjarjes
Një laborator udhëtues, një koleksion i ilaçeve të së ardhmes, trajtimeve, riteve dhe narrativeve që pasqyrojnë mbi mirëqenien e formave të jetës njerëzore dhe atyre më shumë se njerëzore. Përgjatë HAPU-s, barnatorja e përkohshme e Laboratorit shfaq koleksionin e ilaçeve dhe trajtimeve.
Kohëzgjatja e punëtorisë e Mjekësisë së të ardhmes: 90 minuta
Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar për një sesion.
Ju lutemi rezervoni vendin tuaj duke na shkruar në teatrioda@gmail.com me ditën dhe orën që dëshironi të merrni pjesë ne punëtori.
Punëtoria është në gjuhen angleze me përkthim në shqip.
Ekipi Produksionit
evabubla.art
Eva Bubla është artistë e asocuar e IN SITU, Platformës evropiane për krijimtari artistike në hapësirë publike, në kuadër të projektit (UN)COMMON SPACES, të bashkëfinancuar nga Programi "Evropa kreative" i Bashkimit Evropian. Programi i Artistit të Asocuar përkrahet nga Artopolis Association (HU), Atelier 231 (FR), Čtyři Dny / Four Days (CZ), FiraTàrrega (ES), Flynn Center (USA), Freedom Festival (UK), La Strada (AT), Lieux publics (FR), Metropolis (DK), Norfolk & Norwich Festival (UK), Oerol Festival (NL), Østfold Internasjonale Teater (NO), Oda Teatri (XK), Provinciaal Domein Dommelhof (BE), Scène Nationale De L’Essonne (FR) dhe konsorciumi i 3 partnerëve italianë: Zona K, Indisciplinarte, Teatro Stabile Di Sardegna.
Shfaqjet
Barnatorja e përkohshme
28.08.2024 / 12:00
Barnatorja e përkohshme
29.08.2024 / 12:00
Barnatorja e përkohshme
30.08.2024 / 12:00
Punëtoria e Mjekësisë së të ardhmes
29.08.2024 / 19:30
Punëtoria e Mjekësisë së të ardhmes
30.08.2024 / 19:30
Vendi
❻ Pallati i Rinisë - lokali nr.036 - barnatorja e përkohshme e Laboratorit mikrobial të së ardhmes
Informacione të tjera
Çfarë kanë të bëjnë një grusht dheu, pylli, gjelbërimi i qyteteve, apo disa krijesa të padukshme me shëndetin e trupave tanë njerëzor dhe më shumë se njerëzor?
Laboratori mikrobial i së ardhmes është një laborator udhëtues, një koleksion vazhdimisht në rritje të ilaçeve të së ardhmes, trajtimeve, riteve dhe narrativeve që pasqyrojnë mbi mirëqenien e formave të jetës njerëzore dhe atyre më shumë se njerëzore. Të gjitha trupat janë ekosisteme mikrobiale të ndërlidhura, habitate të organizmave të vegjël që jetojnë dhe frymojnë: trupa të qyteteve, trupa të ujërave, ajrit, dhe dheut, si dhe trupat tanë njerëzorë janë të pandashëm.
Si mund ta imagjinojmë ilaçin e së ardhmes në një botë ku gjendja e mjedisit tonë dhe marrëdhënia jonë aktuale me të është e komprometuar? Çfarë vizionesh spekulative për të ardhmen, rite të vjetra e të reja, trajtime dhe ilaçe mund të imagjinojmë nëse e shikojmë konceptin e shëndetit në një mënyrë holistike, nëse e kuptojmë atë si mirëqenie e ndërsjellë e formave të jetës njerëzore dhe atyre më shumë se njerëzore që jetojnë në mënyrë simbiotike?
Gjatë Festivalit HAPU, barnatorja e përkohshme e Laboratorit shfaq koleksionin e ilaçeve dhe trajtimeve, peisazhe të kapsuluara, pika mikrobiale dhe historitë e pacientëve të ndryshëm jo të rregullt - qytetet, lumenjtë, atmosferat. Gjatë punëtorive të Mjekësisë së të ardhmes, publiku ftohet të spekulojë bashkërisht për të ardhmen e Prishtinës duke dizajnuar rite dhe ilaçe të reja për format e ndryshme të jetës qe e popullojnë atë.
Ky projekt i ka rrënjët në bashkëpunimin me hulumtuesit e Microbial Childhood Collaboratory (MCC) në Universitetin e Tamperes, Finlandë.