Kthehu mbrapa
Ekipi Produksionit
Festivali polip
19:30 - 20:00
Hapja zyrtare e festivalit
20:00 - 21:30
Shfaqje teatrore: Hija e Gjatë e Alois Brunner
Prodhuar nga: Collective Ma'louba në bashkëpunim me euro-scene Leipzig, Factory International dhe Theater an der Ruhr.
Nga: Mudar Alhaggi Regjia: Omar Elerian
Aktorët: Wael Kadour & Mohamad Al Rashi
Dizajni: Jonas Vogt
Këshillë dramaturgjike dhe hulumtim: Eric Altorfer
Producent Ndërkombëtar: Eckhard Thiemann
Shfaqjet
Në arabisht, me përkthim në anglisht dhe shqip
15.05.2025 / 19:30
Vendi
Teatri ODA
Informacione të tjera
Për shfaqjen:
"Hija e Gjatë e Alois Brunner" eksploron historinë e vërtetë të një prej kriminelëve nazistë më të kërkuar që i shpëtoi dënimit. Instrumental në deportimin e mbi 100,000 personave në kampe të përqendrimit dhe geto, Alois Brunner i shpëtoi disa tentimeve për arrestim – duke ikur në Damask ku ndihmoi në ndërtimin e shërbimeve të inteligjencës siriane. Duke mbërritur në Berlinin e shekullit XXI si refugjat, dramaturgu sirian Mudar Alhaggi zbulon historinë e Brunnerit dhe fillon ta hulumtojë me obsesion, para se të zhduket vetë...
Në këtë shfaqje të fuqishme, takohemi me dy aktorë që bashkojnë fragmentet e hulumtimit të Alhaggi-t, teksa përjetimi personal, historia botërore, e vërteta dhe trillimi ndeshen. Duke endur historinë siriane dhe gjermane, "Hija e Gjatë e Alois Brunner" eksploron ekzilin, llogaridhënien dhe kujtesën politike – dhe fijet komplekse që lidhin të kaluarën me të tashmen.