E adaptuar për hapësirë publike”Rruga e botës së lirë” është një trajtim artistik i qenies së lirë njerëzore në botën e lirë, në Siri, Gjermani, kufirin mes Greqisë e Maqedonisë, Kosovë apo edhe cilido vend tjetër në botë. Fqinjët fiktivë të rrugës së Botës së lirë kanë të përbashkëta që përputhen në ngjashmëri por edhe ekstreme prej një vendi në një vend tjetër, prej një rrethane në tjetrën dhe prej një mendje në tjetrën. Shfaqja është zhvilluar me kontributin edhe të aktorëve të shfaqjes.
Shkruar nga Lirak Çelaj
Regjia: Florent Mehmeti
Ass.Regjie: Molikë Maxhuni
Skenografia: Enes Sahiti dhe Arben Shala
Luajnë: Shengyl Ismajli, Dukagjin Podrimaj, Tristan Halilaj, Molikë Maxhuni dhe Labinot Raci.
Rezervoni vendin tuaj duke na kontaktuar në Facebook dhe Instagram / Duke shkruar në 038/49 246 555 ose thirni 038/49 246 555