Teatri ODA hap thirrjen për aplikim për Pitch Session #2, në kuadër të Emerging Voices Program, program që synon fuqizimin e të rinjve në zhvillimin e një gjenerate të re të praktikuesve të teatrit dhe artit në hapësirë publike në Kosovë.
Kjo thirrje u drejtohet studentëve, artistëve, regjisorëve, producentëve dhe krijuesve të rinj në zhvillim, që kanë ide apo projekte në zhvillim me relevancë sociale, ose që ndodhen ende në fazën e ideimit dhe dëshirojnë t’i zhvillojnë ato më tej përmes mentorimit dhe punës kolektive.
Pitch Session #2 është një hapësirë prezantimi, ku pjesëmarrësit kanë mundësinë të: prezantojnë idetë e tyre për projekte artistike në zhvillim ose në fazë fillestare; punojnë drejt shndërrimit të ideve në propozime të realizueshme artistike.
Kush mund të aplikojë?
Thirrja është e hapur për artistë dhe krijues të rinj, studentë dhe praktikues të teatrit dhe performancës, gra dhe të rinj, individë ose grupe që punojnë në mënyrë ndërdisiplinore, si dhe për persona me ide ose projekte në fazë fillestare.
Ekipi i projektit mund të jetë i formuar paraprakisht, por Pitch Session #2 mund të shërbejë edhe si një hapësirë për të gjetur bashkëpunëtorë, ku vetë prezantimi i idesë krijon mundësinë për formimin dhe kompletimin e ekipit gjatë procesit të zhvillimit të projektit.
Disa nga projektet e prezantuara do të përzgjidhen nga ekipi i Teatrit ODA dhe më pas do të mentorohen, zhvillohen tutje dhe/ose të marrin mbështetje financiare, bazuar në nevojat e projekteve dhe mundësitë gjatë vitit 2026, në kuadër të Emerging Voices Program.
Si funksionon programi?
Data e fundit për aplikim: 01 shkurt 2026, 23:59 (CET).
Data e prezentimit të ideve: 12 shkurt 2026.
Projektet e përzgjedhura përmes thirrjes do të ftohen për prezentim.
Për pyetje shtesë mund të na kontaktoni përmes emailit: renea@teatrioda.com ose oda@teatrioda.com.
Aplikoni përmes formës së aplikimit: https://forms.gle/jyghjVEjVVKxNfvq5
“Emerging Voices Program” mbështet nga Swiss Cooperation Office dhe Ministria e Rinisë, Kulturës dhe Sportit në kuadër të Programit të Fuqizimit të Rinjëve.
