Instalacion interaktiv. Njerëzit vijnë dhe shkojnë, migrimi është fenomen botëror me motivime të ndryshme: Njerëzit lëvizin nga një vend në tjetrin, nga fshati në qytet. Këto lëvizje shpesh kanë efekt në statusin shoqëror të njerëzve, duke rezultuar gjithashtu me lëvizje brenda klasave shoqërore dhe konteksteve përpos lëvizjeve gjeografike. Në “Tungjatjeta dhe Mirupafshim” Kunstlabor nga Graci, Austria dhe Teatri ODA nga Prishtina dokumentojnë rrëfime individuale të mbërritjeve dhe shkuarjeve rreth e përqark Evropës – udhëtimet filluan nga Marsi 2013 – dhe ato depërtojnë në rrënjët e fenomenit të migrimit, duke analizuar ndryshimin që ndodh në kontekstin gjeografik dhe social në shumë rajone të Evropës.
Brenda “Aeropolisit” (të krijuar nga Marco Canevvacci nga Plastique Fantastique, Berlin, Gjermani) publiku ftohet të lëvizë brenda balonit për të përjetuar artistikisht këto rrëfime duke shtuar edhe përvojën e tyre..
Kunstlabor: Julia Laggner, Edith Draxl, Wolfgang Rappel, Andrea Fischer
Teatri ODA: Florent Mehmeti
Përkthimi në shqip: Vilson Marku
E martë, 8 shtator prej orës 16:00 – 20:00
E mërkurë, 9 shtator prej orës 10:00 – 13:00 dhe prej orës 18:00- 21:00
E enjte, 10 shtator prej orës 10:00 – 13:00
Sheshi te Komuna e Prishtinës – Përmendorja (në Aeropolis)
http://www.kunstlabor.net/
http://www.uni-t.org/
www.teatrioda.com
TUNGJATJETA DHE MIRUPAFSHIM ka pasur ndihmë për rezidencë nga rrjeti IN SITU në kuadër të projektit META. Ky projekt është financuar me ndihmën e Komisionit Evropian (DPAK – Programi Kultura)
Rezervoni vendin tuaj duke na kontaktuar në Facebook dhe Instagram / Duke shkruar në 038/49 246 555 ose thirni 038/49 246 555