Kthehu mbrapa
Rreth Ngjarjes
Dhuro një gjest te këcimtaret, ato frymëzohen dhe ju dhurojnë një kërcim. Kjo kohë intime prej 1 minutë e 30 sekondash është posaçërisht për ju. Eja dhe përjetojë këtë takim dhe takohuni me duon e kërcimtareve nga Franca.
Ekipi Produksionit
Krijueset e projektit dhe kërcimtare: Emilie Buestel, Marie Doiret
Skenografia: Caroline Ginet
Dizajni grafik: Pierre Jeanneau.
Në partneritet me Réseau en scène Languedoc-Roussillon dhe Conseil Départemental des Hauts de Seine
saufledimanche.com
Sauf Le Dimanche janë artistë të asocuar të IN SITU, Platformës evropiane për krijimtari artistike në hapësirë publike, në kuadër të projektit (UN)COMMON SPACES, të bashkëfinancuar nga Programi "Evropa kreative" i Bashkimit Evropian. Programi i Artistit të Asocuar përkrahet nga Artopolis Association (HU), Atelier 231 (FR), Čtyři Dny / Four Days (CZ), FiraTàrrega (ES), Flynn Center (USA), Freedom Festival (UK), La Strada (AT), Lieux publics (FR), Metropolis (DK), Norfolk & Norwich Festival (UK), Oerol Festival (NL), Østfold Internasjonale Teater (NO), Oda Teatri (XK), Provinciaal Domein Dommelhof (BE), Scène Nationale De L’Essonne (FR) dhe konsorciumi i 3 partnerëve italianë: Zona K, Indisciplinarte, Teatro Stabile Di Sardegna.
Shfaqjet
Sheshi Zahir Pajaziti (para hotelit Grand) ❺
30.08.2024 / 16:30
rr. Nëna Tereze (te Ministria e Kulturës) ❷
30.08.2024 / 18:30
Informacione të tjera
Një gjest për një kërcim!
Nga një gjest i juaji te kërcimtaret, ato frymëzohen dhe ju dhurojnë një kërcim. Kjo kohë intime prej 1 minutë e 30 sekondash është posaçërisht për ju. Ejani dhe përjetoni këtë takim dhe takoni dyshen e kërcimtareve nga Franca. Ato kanë kaluar në shumë sheshe, tregje, salla dhe kënde lojërash, në Francë dhe vende tjera. Ato janë treguar bujare me të rriturit, me fëmijët dhe me gjithë ata që kanë ardhur për t'i parë, madje edhe me kalimtarët e rastit.
Ato do të marrin atë që ju dëshironi ta ndani me to dhe do t'ju kthejnë shumë: ndoshta gjesti juaj vjen para fundit të sekuencës; një reagim i vonuar i mbushur me 1000 gjeste; një gjest i turpshëm i dhënë si një dhuratë e çmuar dhe e brishtë; një gjest që menjëherë ndjehet që përmban një rrëfim, një sekret - një sekret që shpesh zbulohet nga kërcimtarët pas kërcimit, një "jo" e fortë! e shqiptuar qoftë edhe para përfundimit të shfaqjes.
Gjatë kërcimit zona është plot zhurmë, jeta rreth nesh vazhdon, një kalimtar provon një hap kërcimi për t'u përfshirë, të tjerët ndalojnë për t'i lëshuar një sy, të tjerë kalojnë me nxitim me kokën ulur. Disave u pëlqen muzika, e të tjerët kurrë nuk kanë dëgjuar muzikë të tillë më parë.
Në fund të kërcimit, do të ketë falënderime për njëri-tjetrit, duke zbuluar ndjenjën e mahnitshme për të pranuar një kërcim vetëm për ju.