Instalacion. ‘The Speakers’ është proces i angazhimit dhe instalacion fizik në të njëjtën kohë.
Popullon një hapësirë publike dhe përkohësisht e transformon atë në një lloj larve mes njerëzve dhe hapësirës, të vërtetë dhe digjitalë, të kaluarës dhe të tashmes. lokale dhe globale. Inspiruar nga roli i Twitter-it në lëvizjet revolucionare, kjo punë artistike fokusohet rreth fjalëve të njerëzve që mbrojnë të drejtën e tyre të “flasin hapur’ si dhe eksploron ‘koreografinë e mbledhisë’ në epokën digjitale.
“The Speakers” ka sjellë një paradoks fascinant që përbëhet prej emocioneve të ngjeshura apo mendimeve komplekse të kondenzuara në 140 shkronja si dhe shpërndarjes të realitetit të vrazhdë përmes mënyrave më jo reale të mundshme. E gjitha ndodh në një ambient të tymosur ku performanca ziet sikur çaji në stufë, të rrethuar me altoparlantë që transmetojnë këto fjali intriguese nga interneti dhe realiteti lokal. Në këtë skenar ky tekst i lirshëm shndërrohet në zë njeriu që zhvendos botën tonë në një tjetër, duke i hequr për një moment barrierat mes botës digjitale dhe realitetit të jetës njerëzore”
Instalacioni prezanton një tufë zërash, secila duke pluskuar nën ombrellë, duke folur fragmente të shkurtra tekstesh, të realizuara me zë dhe me dritë. Të mbledhur rreth stufës së vërtetë – ibrik që ziejnë çaj mente – ato okupojnë hapësirën publike dhe i japin zë të pathënave. Çdo nyje ofron shprehje brenda të cilave jemi të ftuar të shëtisim. Duke ecur përmes tyre – përderisa krijohet tema – secili shteg i yni përmes tyre, si dhe konteksti që përmbajnë, krijojnë së bashku fije shprehjesh personale e të reja të një meta-narrativi.
‘The Speakers’ ofron një mekanizëm për njerëzit që të eksplorojnë realitetin publik të paprekshëm të mediave sociale në një ambient të prekshëm e të vërtetë me kontekst lokal. Përmbajta krijohet nga ‘makro’ perspektiva që na ofron interneti dhe lëvizjet sociale si dhe ‘mikro’ perspektiva e asaj që është shumë personale dhe shumë lokale.
Duke shkruar mbi materialin arkivor të mbledhur për kohë të gjatë, në Prishtinë, kjo punë artistike do të përmbledh përmbajtje të njerëzve që mbrojnë lirinë e shprehjes dhe lirinë e lëvizjes.
Artisti Thor McIntyre dhe Aswarm synojnë të krijojnë mjete që njerëzit të mund të ri vlerësojnë potencialin që na jep hapësira publike si dhe të eksplorojnë marrëdhënien mes zërit dhe vendit apo hapësirës.
“The speakers” në Festivalin HAPU në Prishtinë është organizuar në bashkëpunim me Këshillin Britanik
Artisti kryesor: Thor McIntyre-Burnie (Aswarm)
Bashkë-Artist: Toby Jarvis (Aswarm)
E enjte, 10 shtator prej orës 11:00 – 14:00 dhe prej orës 17:00 – 21:00
E premte, 11 shtator prej orës 10:00 – 13:00 dhe prej orës 17:00 – 21:00
E shtunë, 12 shtator prej orës 10:00 – 13:00 dhe prej orës 17:00 – 21:00
Bulevardi Nënë Tereza – prapa Skenderbeut
Home
Rezervoni vendin tuaj duke na kontaktuar në Facebook dhe Instagram / Duke shkruar në 038/49 246 555 ose thirni 038/49 246 555