Kthehu mbrapa
Ekipi Produksionit
Autor: Jeton Neziraj
Regjia: Blerta Neziraj
Aktorë/e: Adrian Morina, Ernest Malazogu, Shpetim Selmani, Verona Koxha, Albina Krasniqi, Don Shala
Skenografe: Alice Vanini
Koreograf: Gjergj Prevazi
Kompozitor: Gabriele Marangoni
Kostumograf: Blagoj Micevski
Dizajnerë të dritave: Fabrizio Visconti, Yann Perregaux
Kukullat dhe hijet: FANTASMAS
Asistent regjie: Sovran Nrecaj
Drejtore arti: Aurela Kadriu
Hulumtimi: Latra Demaçi
PR dhe komunikim: Natasha Tripney
Mbështetje zhvillimore: Sven Skoric
Përkthyese: Alexandra Channer
Koordinimi: Flaka Rrustemi
Mbështetja teknike: Nikolas Pipero, Bujar Bekteshi, Adem Salihu, Lulzim Rexha
Shfaqjet
Në gjuhën shqipe, me titra në gjuhën angleze
01.04.2025 / 20:00
Vendi
Teatri ODA
Informacione të tjera
Në vitin 2018, gjashtë mësues turq u arrestuan në Kosovë dhe u deportuan në Turqi. Lejeqëndrimet e tyre të lëshuara nga shteti i Kosovës u revokuan mbi argumentin e supozuar se përbënin rrezik për sigurinë kombëtare. Gjashtë burrat kërkoheshin në Turqi për shkak të gjoja lidhjeve të tyre me klerikun në ekzil Fetullah Gulen, lëvizja e të cilit fajësohej nga shteti turk për grusht shtetin e dështuar të vitit 2016. Dhjetra e mijëra mbështetës të dyshuar të Gulenit janë arrestuar apo kanë humbur vendet e tyre të punës në Turqi që nga grusht shteti i dështuar. Shumica janë deklaruar të pafajshëm. Guleni e ka mohuar se ai dhe mbështetësit e tij janë prapa përpjekjes për rrëzimin e qeverisë së Erdoganit.
Kur televizionet në Kosovë dhanë pamjet e shtetasve turq të arrestuar, njerëzit pyesnin me të drejtë; si ishte e mundur që në një shtet demokratik, siç proklamonte se ishte Kosova, të ndodhte një rrëmbim i këtillë, mafioz, që sigurisht po kryhej me dijeninë dhe autorizimin e krerëve të shtetit. Rrëmbimi dëshmoi brishtësinë e institucioneve të shtetit në Kosovë, të cilat janë rob i hegjemonive politike e ekonomike të shteteve të fuqishme. Por incidenti është edhe një mësim për të gjithë ne: që autoritarizmi nuk është një ‘ishull i izoluar’, ai ka tendencë të kopjohet e importohet, mu siç ndodhte dikur me fashizmin.
E frymëzuar nga “Të shtatët kundër Tebës”, shfaqja përmban një shikim të nuancuar në Turqinë e Erdoganit dhe shtron pyetje se pse shoqëritë e themeluara mbi parimin e pluralizmit dështojnë të mbajnë premtimet e veta? Pse shumë politikanë sot po shkojnë gjithnjë e më shumë kah ideologjitë shtypëse?
Galeria