Pas suksesit që kjo shfaqje ka patur në turneun rajonal e europian gjatë vitit 2013 dhe 2014 ku patëm rastin që këtë shfaqje ta prezantojmë në Tiranë, Tetovë, Zagreb, Sarajevë, Shkup, Romë, Paris etj, si dhe duke pasur parasysh faktin se kjo shfaqje është shpërblyer edhe nga vet Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve si “Shfaqja më e mirë reprezentative në arenën ndërkombëtare”, na bënë të besojmë se edhe udhëtimi ynë në New York, do të jetë i sukseshëm.
Shfaqja do të mbahet në Producers Club, 358 W 44th Street, New York, NY 10036, nga data 17-20 dhjetor, 2014.
Besojmë se një prezentim në New York, do të jetë edhe një njoftim me teatrin shqiptar, të cilin nuk kanë pasur mundësi ta shohin shpesh. Publiku gjithashtu do të ketë rast që përmes shfaqjes, njëkohësisht, të njoftohet me realitetin tonë dhe përjetimet tona jo shumë të largëta. Kjo shfaqje, në formë, i përket teatrit dokumentar. Prandaj besojmë se prezentimi ynë në New York do të flasë më shumë për vet shoqërine tonë se sa vetëm për një shfaqje të zakonshme teatri.
Sinopsis i shkurtër i dramës: Teksti në fjalë trajton një këndvështrim më të veçantë mbi jetën në përgjithësi. Ngjarja tregohet deri në pikën a absurdit duke treguar mbi vet faktin e jetës, se si ajo vazhdon dhe se si shpeshherë ngjarjet e ndryshme nuk janë asgjë më tepër se një fakt banal në skemën e madhe që është vet jeta.
Sa jemi ne si qenie njerëzore të vetdijshëm për rrethanat në të cilat gjindemi duke qenë se shpeshherë nuk e çmojmë faktin se si ngjarjet rreth nesh na formësojnë duke na ndryshuar për jetë. Kjo qasje do të mundësojë kuptim më të mirë dhe pranim të së vërtetës të personit tjetër.
„Sikur të ishte kjo një shfaqje“ (teatër dokumentar)
Koproduksion i Teatri La Rremë dhe Teatri ODA
Autori : Almir Imshirevic
Regjisori : Agon Myftari
Aktorët: Adrian Morina, Rebeka Qena (Edona Reshitaj), Armend Ismajli dhe Besnik Krapi
Ky aktivitet mbështetet nga Rockefeller Brother Fund, Producers Club, KK Prishtinë, MKRS si dhe nga fotografi Fadil Berisha.
Regjia: Agon Myftari
Autori: Bazuar ne dramën e Almir Imshireviq
Luajnë: Rebeka Qena, Adrian Morina, Armend Ismajli, Besnik Krapi
Rezervoni vendin tuaj duke na kontaktuar në Facebook dhe Instagram / Duke shkruar në 038/49 246 555 ose thirni 038/49 246 555