Ky rrugëtim auditiv është krijuar nga memoaret nga jeta reale e artistit, Florent Mehmeti, gjatë viteve të nëntëdhjeta të shekullit te kaluar duke thurur kështu një eksperiencë artistike që përshkon jetën e të rinjve të Prishtinës në atë kohë, veçanërisht artistëve të rinj.
Një rrugëtim rrëfimor nga jeta kulturore paralele e ’90-ave’ në Prishtinë
nga Florent Mehmeti
Pikënisja: Shtatorja Bill Klinton, lagjja Dardania, Prishtinë
Ky rrugëtim auditiv është krijuar nga memoaret nga jeta reale e artistit, Florent Mehmeti, gjatë viteve të nëntëdhjeta të shekullit te kaluar duke thurur kështu një eksperiencë artistike që përshkon jetën e të rinjve të Prishtinës në atë kohë, veçanërisht artistëve të rinj. Është e bazuar në ngjarjet reale, por e fuqizuar me mjete artistike nga vetë artisti. Rrugëtimi që fillon nga shtatorja Bill Klinton dhe përfundon te teatri Dodona, foleja e rezistencës kulturore të asaj kohë, kalon nëpër rrugë e rrugica që shpërfaqin momente e situata që rrallë herë përsëriten në histori.
Ky rrugëtim mund të bëhet në çdo kohë nga të interesuarit me telefonin e tyre ‘të mençur’ dhe kufjet duke shkarkuar audio ‘ecjen’ në aplikacion (ekzistojnë dy versionet: shqip dhe anglisht) dhe duke përcjellë detajet teknike në www.hapu.me/90tat
Me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit – Departamentit të trashëgimisë kulturore
Festivali i Artit në Hapësirë Publike HAPU, një festival që organizohet nga Teatri ODA, është konceptuar këtë vit si një HAPUDEMI e cila do të zhvillohet në pjesën e mbetur të vitit 2020 përmes intervenimeve të shumëta artistike, e të cilat ftojnë publikun dhe artistët në një proces të hapjes të takohen në mënyrat e mundshme që lejojnë rrethanat në hapësirën publike dhe në hapësirën publike digjitale, përkatësisht internetin dhe mjetet e teknologjisë informative.
Ju ftojmë të na përcjellni në webfaqen tonë dhe rrjetet tona sociale për të kuptuar më shumë për hapjet që do të ndodhin një pas një, të shtrira në kohë e hapësira të ndryshme, fizike e digjitale.
Rezervoni vendin tuaj duke na kontaktuar në Facebook dhe Instagram / Duke shkruar në 038/49 246 555 ose thirni 038/49 246 555