Performancë nga Haveit e konceptuar për t’u performuar në hapësira të ndryshme publike. Duke sfiduar çka është private e çka publike, Haveit ju fton për një përjetim, për një shërbim personal me rrëfime e përjetime personale e intime. Zbuloni shërbimin pothuajse të zhdukur në ambientin publik. Por, a janë zhdukur edhe nënshtrimi e dhuna?
Ejani dhe zbulojeni vetë:
E martë, 8 shtator prej orës 19:00 – Platoja para PTK – Dardani
E mërkurë, 9 shtator prej orës 18:00 – Sheshi Zahir Pajaziti, apo
E premte, 11 shtator prej orës 17:00 – Sheshi Ibrahim Rugova
HAVEIT (Alketa Sylaj, Hana Qena, Vesa Qena, Arbërore Sylaj) është një grup që synojnë të shkojnë përtej kënaqësisë ditore e kodeve morale dhe refuzojnë të pajtohen me çështjet që ju serviren.
Ato nuk bëjnë gjë tjetër përpos që tregojnë rrëfimet e tyre dhe tuajat! Grupi është formuar më 2011 në Prishtinë.
Rezervoni vendin tuaj duke na kontaktuar në Facebook dhe Instagram / Duke shkruar në 038/49 246 555 ose thirni 038/49 246 555