12 shtator ora 18:00 në lagjen Ulpiana, tek Fontana do të organizohet punëtori në \’Parkour\’ dhe \’freerunning\’ me parkuristët nga Kosova: Vigan Osmani, Ardit Hasangjekaj, Arbër Bajrami, Leonor Pacolli, Rrezart Sertolli. Të interesuarit mund të mësojnë më shumë rreth këtyre disiplinave. \’Parkour\’ dhe \’free running\’ janë disiplina që kërkojnë aftësi të shfrytëzimit të lëvizjeve për te tejkaluar pengesa në mënyrën sa më të shpejtë dhe efikase. Përdoren aftësitë e vrapimit, kërcimit prej lartësive, luhatjeve, ngjitjeve, zbritjeve, kapërcimeve, akrobacioneve e shumë aftësi tjera që zakonisht praktikohen në ambiente urbane.
Rezervoni vendin tuaj duke na kontaktuar në Facebook dhe Instagram / Duke shkruar në 038/49 246 555 ose thirni 038/49 246 555