ULJE-NGRITJE
– punë artistike në zhvillim –
“ULJE-NGRITJE” vendos trupin dhe objektet e uljeve e ngritjeve në qendër të koreografimit të trupit të aktorit. Aktorët manipulojnë objektet duke u munduar të manipulojnë daljet dhe zgjidhjet e situatave në të cilat shpesh gjendemi. Me nuanca teatrore të lëvizjeve të aktorëve ky dance – teatër shtron shtigje artistike në të cilat uljet e ngritjet janë si në vetë shtigjet jetësore.
E vendosur në hapësirë publike, “ULJE-NGRITJE” është një punë artistike në zhvillim që vë themelet e një kompanie të re të dance-teatrit, aq i nevojshëm për skenën kulturore në vend.
Koncepti dhe ideja: Robert Nuha, Florent Mehmeti
Koreograf: Robert Nuha
Performues: Daniela Markaj, Qëndresa Kajtazi, Flamur Ahmeti, Edlir Gashi
HAPU.me eksperiencat e reja artistike që po lindin në vend!
Rezervoni vendin tuaj duke na kontaktuar në Facebook dhe Instagram / Duke shkruar në 038/49 246 555 ose thirni 038/49 246 555