Kthehu mbrapa
Ekipi Produksionit
Shkruar nga: Jeton Neziraj
Regjia: Blerta Neziraj
Aktorë: Melihate Qena, Shkumbin Istrefi, Ema Andrea, Dukagjin Podrimaj, Ejla Bavcic, Martin Koiv, Orest Pastukh
Kompozitor: Ardo Ran Varres
Skenografe: Agata Skwarczyńska
Kostumograf: Blagoj Micevski
Koreograf: Gjergj Prevazi
Dramaturge: Mina Milošević
Video: Besim Ugzmajli
Dizajnerë të dritave: Yann Perregaux, Agata Skwarczyńska
Asistent i regjisë: Sovran Nrecaj
Përkthimi: Suzana Vuljevic
Drejtore arti: Aurela Kadriu
Mbështetje zhvillimore: Sven Skoric
Menaxher i turneut: Dejan Jovanović
Rrjetëzimi ndërkombëtar: Maud Dinand
PR & Komunikim: Mobius Industries
Audio: Bujar Bekteshi
Koordinator teknik: Lulzim Rexha
Asistente të produksionit: Flaka Rrustemi & Verona Koxha
Produksion i Qendrës Multimedia
Shfaqjet
Në gjuhën angleze, me titra në gjuhën shqipe
04.04.2025 / 20:00
Vendi
Teatri ODA
Informacione të tjera
Negocimi i paqes pas konflikteve të armatosura është sfidë komplekse diplomatike. Në disa raste, arrihen marrëveshje të paqes; në disa të tjera, paqja e plotë nuk arrihet kurrë ose thjesht mbetet një marrëveshje në letër. Luftat dhe konfliktet e shumta, ngrisin pyetje të shumështresuara dhe lënë prapa paqartësi, të cilat e bëjnë paqjen të vështirë.
Duke u nisur nga negociatat e paqes, duke përfshirë marrëveshjen e Dejtonit, marrëveshjet në Irlandën Veriore dhe ato të Lindjes së Mesme, bisedimet politike — ende pa shumë rezultat — ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe duke e paramenduar si do të duket fundi i luftës ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, Qendra Multimedia ka bërë bashkë një ansambël pan-evropian për të krijuar NEGOTIATING PEACE. Ky produksion është krijuar me artistë dhe grupe teatrore nga Ukraina, Kosova, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Italia, Çekia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Polonia dhe Estonia.
E frymëzuar nga libri I Richard Holbrooke “To End a War” dhe “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” i Kadaresë, NEGOTIATING PEACE tenton të ballafaqojë publikun me prapavijat, sfidat, frikat dhe shpresën që e shoqërojnë arritjen e një marrëveshjeje të paqes si dhe diskuton tema të rëndësishme: Kush mund të negociojë paqen? A u takon politikanëve legjitimeti për të bërë një gjë të tillë? A pajtohen vërtet njerëzit e zakonshëm pas nënshkrimit të ‘aktit të paqes’ në emrin e tyre? A mund të ketë falje kolektive, apo falja është akt individual?
Galeria