Koreograf: Chris Haring
Gjuhët e huaja vendosin aktin e të folurit në qendër të koreografisë në ambient urban, duke reflektuar polifoninë dhe multlingualizmin e tij. Me sistem zërimi fleksibil, performuesit ndërthurin kolonën zanore të qytetit me timbret e hapësirave gjuhësore, qoftë të ambientit përreth apo ambienteve të largëta.
Duke u interpretuar përmes vallëzimit, incizimet zanore nga rajone të ndryshme në Evropë bëhen të lexueshme si një partiturë në ambient të hapur. Zërat e qytetit shndërrohen në një simfoni të fjalës së folur. Por cili është zëri specifik i një kuptimi të caktuar? Si duket personifikim i tij trupor? Gjuhët e përdorura në “Gjuhët e huaja” janë, para se të kenë kuptim, zë dhe ritëm, ishuj ambivalent të zërit. Dialektet, gjuhët rajonale dhe të folurat lokale transformohen në sekuenca lëvizjesh, të bazuara në dinamikën e tyre, theksin dhe atmosferën akustike.
E mirënjohur ndërkombëtarisht si kompani, Liquid Loft fillon punën në hapësirë publike duke përdorur përplasjet e gjuhëve dhe kontradiktat komunikuese si mjete të krijimit. “Gjuhët e huaja” ju ftojnë të eksploroni gjuhët që nuk i kuptojmë në fjalë përmes komunikimit trupor, duke zbuluar kështu se sa shumë faktikisht i kuptojmë ato.
“Gjuhët e huaja” është projekt – pilot i IN SITU – Platformës evropiane për krijim artistik në hapësirë publike, në kuadër të projektit ACT. Ky projekt bashkë-financohet nga Programi ‘Evropa Kreative’ i Bashkimit Evropian.
Rezervoni vendin tuaj duke na kontaktuar në Facebook dhe Instagram / Duke shkruar në 038/49 246 555 ose thirni 038/49 246 555