Kthehu mbrapa
Ekipi Produksionit
Shkruar nga: Ana Ristoska Trpenoska
Regjia: Sovran Nrecaj
Luajnë: Shpëtim Selmani, Verona Koxha, Blend Sadiku, Kosovare Krasniqi dhe Leart Nrecaj
Skenografia dhe Kostumografia: Rudina Xhaferi
Videografia: Etnik Nrecaj
Kompozitore: Anda Kryeziu
Dizajni i ndriçimit: Yann Perregaux
Koordinatore: Renea Begolli
Asistente të produksionit: Arjeta Aliu dhe Delvina Bytyqi
Teknik: Bujar Bekteshi, Adem Salihu, Arbresha Caka dhe Nikolas Pipero
Dizajn i posterit: Zana Begolli
Shfaqjet
Premiera
24.02.2025 / 20:00
27.02.2025 / 20:00
28.02.2025 / 20:00
Vendi
Teatri ODA
Informacione të tjera
Një djalë 12-vjeçar është i shtirë në mes të skenës. Sikur ëndrra Evropiane, ashtu edhe shfaqja është po aq e vërtetë sa është e imagjinuar. #Kufiri është një eksplorim teatror mbi migrimin, zhvendosjen dhe politikat e përkatësisë. Katër aktorë kalojnë nga një rol në tjetrin, duke shkrirë kufijtë mes teatrit dhe jetës, faktit dhe iluzionit. Shfaqja rrëfen historinë e një familjeje që rrezikon gjithçka për një të ardhmeje të pasigurt, e ndërthurur me rrëfime të tjera të frymëzuara nga përvoja të vërteta të emigrantëve. Nga policia kufitare te trafikantët, nga media te vetë emigrantët, shfaqja zbërthen realitetet e ndërlikuara të udhëtimeve të migrimit.
#Kufiri përballet me një nga krizat më urgjente të kohës sonë: migrimin masiv nga Ballkani, veçanërisht Kosova. #Kufiri trajton migracionin e shtyrë nga politikat kufizuese të Evropës dhe pabarazitë tjera globale. Shfaqja pyet: kush mund të kalojë, kush mbetet pas, dhe me çfarë çmimi?