Format i krijimtarisë bashkëkohore. Kornizë për eksplorimin e temave që lidhen me idenë e komunitetit. \”The Snowball Effect\” analizon mënyrën se si komunitetet bëhen bashkë dhe çka i përçan ato. Si është e mundur të krijohet një komunitet i cili i mban së bashku pjesëtarët e tij përkundër qëndrimeve dhe ideologjive të tyre kundërshtuese?!
Pa dashur të japim përgjigje, ne po kërkojmë mënyra për të parashtruar pyetje të reja. Jemi të interesuar të promovojmë lidhjet dhe ndërveprimet sociale duke e vënë në pyetje natyrën e identitetit dhe proceset e krijimit, apo të copëzimit të komuniteteve.
Ju jeni protagonist i vërtetë i \”The Snowball Effect\”, duke ofruar frymëzimin dhe përvojën tuaj bashkë me artistët. Ju mund të jeni pjesë aktive e performancës nëse paraqiteni për një gjë të tillë.
Për të qenë pjesë e saj, na lajmëroni në numrin 049 – 246 555 apo na shkruani në adresën www.facebook.com/hapufest.
Nëse nuk dëshironi të jeni pjesë aktive, ejani si shikues. Si pjesë e publikut, ju do ta ndiqni perfomancën e cila na dërgon deri te akti përfundimtar i \”The Snowball Effect\”: vënia në pah e vetëdijes, deklaratë e ngazëllyer se si dëshirojmë të shohim dhe të na shohin të tjerët.
The Snowball Effect prodhohet nga UZ Arts (Skoci) me koproduksion të Atelier 231 (Francë); La Strada Graz (Austri); Ctyri Dny (Çeki); Festival di Terni (Itali); Teatri ODA (Kosovë). Koproduksione të tjera sa vijnë e shtohen me rrokullisjen e snowball-it.
http://www.uzarts.com/the-snowball-effect
Rezidenca e The Snowball Effect mbështetet nga platforma IN SITU në kuadër të projektit ACT, me baskhëfinancim të Programit Creative Europe të Bashkimit Evropian.
Rezervoni vendin tuaj duke na kontaktuar në Facebook dhe Instagram / Duke shkruar në 038/49 246 555 ose thirni 038/49 246 555