Punëtori/Masterclass
Kjo punëtori do të ofrojë disa njohuri për metodat e punës dhe fjalorin fizik të kompanisë Liquid Loft. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të eksplorojnë lidhjen në mes të lëvizjes, zërit dhe tingullit. Tema e komunikimit frymëzon përqendrimin në gjuhën trupore dhe atributet fizike të mesazheve verbale, ambivalencat dhe kontradiktat e tyre. Kjo punëtori do të mundohet të rrisë vetëdijen e valltarëve mbi mjedisin e tyre akustik dhe të eksplorojë se si është të jesh pjesë e mjedisit akustik të dikujt tjetër. Kjo mund të krijojë hapësira të reja kreative për zgjedhjet kompozicionale dhe qasjet koreografike. Punëtoria i dedikohet koreografëve, valltarëve profesionistë, studentëve të teatrit apo “dancit”.
Katharina Maves i është bashkuar kompanisë Liquid Loft në vitin 2007 per krijimin e projektit The Posing. Punon si vallëtare, performuese dhe aktore ne Gjermani, Austri dhe Holandë. Katharina gjithashtu ka marrë pjese në krijime të Georg Blaschke, Mara Mattuschka, Lara Kugelmann, Ingo Reulecke, Lukas Matthaei, Ayat Najafi, der Lubricat Theatre Company, Louise Wagner, Christoph Winkler, Anna Malunat, Franz Rogowski, Andreas Bode, T.r.a.s.h. Dance Company, Das Helmi dhe Tino Sehgal. Së fundmi ka marrë pjesë në produksionet televizive me regji të Andreas Morell dhe Anno Saul.
Chris Haring është koreograf dhe njëkohësisht drejtor artistik i kompanisë së mirënjohur ndërkombëtarisht të vallëzimit dhe performancës – Liquid Loft. Në performancat dhe instalacionet e tyre Liquid Loft, ndërlidh vallëzimin bashkëkohor me format e tjera të artit bashkëkohor, në mënyrë që të krijojë pjesë artistike gjithëpërfshirëse e kohezive. Gjuha e tyre ideosinkretike vizuele dhe formale, skenat e tyre të veçanta akustike dhe prodhimi profesional i ‘dancit’ ka bërë që Liquid Loft të njihet ndërkombëtarisht dhe të fitojë çmime si Luani i Artë për ‘Performancën më të mirë’ në Bienalen e Venedikut më 2007. Ai gjithashtu ka bërë koreografi për grupe ndërkombëtare si Jin Xing Dance Theatre (Shanghai), Les Ballets de Monte-Carlo, Staatstheater Kassel, Dialogue Dance (Kostroma), Contemporary Ballet Moscow, Balletto di Roma dhe Balé da Cidade de Sao Paolo.
Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar dhe për të rezervuar vendin duhet të thirrni në 049 246 555
Rezervoni vendin tuaj duke na kontaktuar në Facebook dhe Instagram / Duke shkruar në 038/49 246 555 ose thirni 038/49 246 555