Shfaqje Dance dokumentare. Duke përshkuar realitetin e botës industriale, është shkruar një simfoni e trupit makinal / njerëzor përmes një krani dhe litarëve të çeliktë, një pylli me shtylla të çelikta, dy kërcimtarëve, një drejtues makine dhe dy dëshmitarë të gjallë të industrisë së çeliktë. Një ftesë për t’iu kthyer rrëfimeve të gjesteve e materialeve nga kjo botë në botën e çelikut, me një dedikim e përkushtim njerëzve që kanë punuar dhe punojnë punë të rëndë në Kosovë, për heroizmin e tyre në histori dhe në të tashmen! Një kërkim i ndjeshëm i kërcimit brenda bërthamës së realiteti dhe humanizmit në lëvizje dhe në punë!
“… Ne jemi prekur drejtpërdrejt nga ky gjest vëllazëror i artistëve ndaj punëtorëve. “I heqim kapelën” këtij baleti të punës së rëndë. “
Cathrin Elss-Seringhaus – Pfaelzischer-Merkur in 02/06/2014
“… Në fund, kërcimtarët dhe ndërtuesit e çelikut na prezantojnë një sindikatë të pashpallur, e cila, qysh prej kohërave të shkuara të katedraleve, apo zhdukjes së vonshme të furrave martine të metalit, e bënë të pavdekshme dëshirën për entuziazëm e aktivizëm të përbashkët në punë e në krijim. “
Fabienne Arvers – The InRockuptibles n°924
Autor/Koncepti: Ali SALMI
Kërcimtarë-interpretues: Nathan FREYERMUTH, Ali SALMI / Drejtues makine: Anne Claire JUDE / Dëshmitarë të gjallë të Çelikut: Marcel RAMMLER, Jo CHOONMAN
Dizajni i dritave: Jean MUCKENSTURM, Clément CHEVRIER
Dizajni i zërit: Morgan Di BENEDETTO & GSH
Dizajni i pamjeve: Blanco Lapino
Dizajni / Koreografia: Ali SALMI
E premte, 11 shtator ora 21:00 – dhe
E shtunë, 12 shtator ora 21:00
Sheshi Zahir Pajaziti
http://www.osmosiscie.com
http://www.corps-documentaire.com
Rezervoni vendin tuaj duke na kontaktuar në Facebook dhe Instagram / Duke shkruar në 038/49 246 555 ose thirni 038/49 246 555