Është koha të dalim jashtë. Dielli po perëndon, dhe ajri sa vjen e freskohet. Prishtina duket mirë në këto orë të ditës. Në ajër ndihet muzika, në rrugë arti. Veçse kësaj radhe është i fshehur përpara syve tanë. Fitore Berisha, artiste e mirënjohur për disa, dhe personazh karizmatik për të tjerët, po krijon një eksperiment të artit të fshehur, e ne ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij eksplorimi të bukur. Luajeni lojën, kënaquni me momente kërkimi e zbulimi, dëgjoni jehonat e artit të saj. Ta marrim hartën dhe ta gjejmë artin e fshehur. Të kërkojmë gjurmë në çdo cep. Arti çmohet kur përpiqesh për të. Fitorja këtë e di shumë mirë. Do të duhej ta dini edhe ju!
Rezervoni vendin tuaj duke na kontaktuar në Facebook dhe Instagram / Duke shkruar në 038/49 246 555 ose thirni 038/49 246 555