Paradë artistike me performancën e Prishtina Brass, ansambël tunxhi i përbërë prej profesionistëve, e kombinuar me drithërimat e emocioneve të parkurisitëve që do të përcjellin udhëtimin e HAPAVE të gjigantit të Festivalit. Ejani dhe hapuni bashkë me ne duke filluar nga Sheshi Zahir Pajaziti, përgjatë bulevardit Nëna Terezë për të përfunduar në Sheshin Ibrahim Rugova për të vendosur gjigantin i cili do të hapë festivalin e sivjetmë të HAPU – Festivalit të Artit në Hapësirë Publike. Muzikë, akrobacion dhe rizbulim të hapësirës sonë të përbashkët të udhëhequr nga animatoret tona që do t’ju drejtojnë nëpër këtë eksperiencë të jashtëzakonshme.
E diel, 6 shtator ora 20:00, pika fillestare Sheshi Zahir Pajaziti, pika përfundimtare Sheshi Ibrahim Rugova.
Prishtina Brass: Avni Krasniqi - Trumpet; Ardit Pira - Trumpet; Betim Krasniqi - Trombone; Ilir Livoreka - Trombone; Bledar Bujupi - French Horn; Meriton Ferati - Tuba.
Parkuristë: Vigan Osmani, Ardit Hasangjekaj, Arbër Bajrami, Leonor Pacolli, Rrezart Sertolli
Animatore: Vjosa Malokaj, Egzona Salihu, Fiona Gllavica.
Rezervoni vendin tuaj duke na kontaktuar në Facebook dhe Instagram / Duke shkruar në 038/49 246 555 ose thirni 038/49 246 555