FemArt Festival – Edicioni i 8-të do të realizohet me 15-20 Tetor, 2020 në Prishtinë.
FemArti është festival feminist i njohur ndërkombëtarisht, i cili ka arritur që përmes artit të mirë dhe kualitativ të krijuar nga artistet dhe aktivistet të fuqizoj gratë dhe vajzat në njohjen e të drejtave të tyre të plota me qëllim të arritjes së barazisë politike, ekonomike, kulturore, personale, dhe shoqërore.
Moto e festivalit FemArt 2020 është “Solidaritet dhe Qëndrueshmëri”. Solidariteti si parim i mbështetjes së ndërsjellë në mes grave dhe vajzave, artisteve dhe aktivisteve që punojnë për barazinë gjinore dhe të drejtat e grave. Qëndrueshmëria si aftësi për t’i bërë ballë fatkeqësive, traumave dhe sfidave duke u ngritë në këmbë sa herë rrëzohemi e duke e ngritë zërin sa herë që mundohen të na heshtin.
VINI RE: Koncepti dhe formati i festivalit FemArt këtë edicion ka ndryshuar si rezultat i përballjes me COVID-19. Në solidaritet dhe përkrahje FemArt do të sjellë krijime artistike origjinale nga artistet dhe aktivistet e vendit.
Edicioni i tetë i FemArt përkrahet nga:
Donatorët: Bashkimi Europian, Koalicioni i Kosovës për Pajtim, Ambasada e Suedisë në Kosovë/Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar – Sida, Fondi për Zhvillim Komunitar – CDF, Kvinna till Kvinna, UNFPA, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komuna e Prishtinës, Cfd, Ambasada Amerikane në Kosovë, Koalicioni K10.
Përkrahësit Institucional dhe medial: Teatri Oda, Biblioteka Kombëtare e Kosovës, Fakulteti i Arteve – Universiteti i Prishtinës, Etno Fest, Hapu – Festivali i Artit në Hapësirë Publike, KultPlus, Selman Networks, Rikon, Frutomania, Dukagjini, mik-mik, T-shirt collective, Blue Taxi, Ymalko.
PROGRAMI:
DITA 1:
15 tetor, 2020 – E enjte
KONCERT – ANSAMBLI “ZANAT”
Soliste: Adelina Thaçi –Meta, Elida Kryeziu-Hoti, Diellza Sylejmani, Arstina Kelmendi, Albana Piperku
Pianist: Edon Ramadani
Vendi: Teatri Oda
Ora: 21:30 – 22:30
Hyrja: 2€
DITA 2:
16 tetor, 2020 – E premte
PUBLIKIM RAPORTI & KONFERENCË “DREJT SOLIDARITETIT DHE BASHKËPUNIMIT”
Autore: Gresa Rrahmani
Paneli 1: “Përfaqësimi i grave në shoqëri civile, media dhe institucione të kulturës” – Perspektiva ndërkombëtare dhe vendore.
Paneli 2: “Përfaqësimi i grave në shoqëri civile, media dhe institucione të kulturës” në Kosovë.
Vendi: Teatri Oda
Ora: 11:00 – 15:00
PERFORMANCË “A JE ÇIKË, A DJALË!?… – PREMIERË – PRODUKSIONI ARTPOLIS
Regjisore: Arlinda Morina
Autore: Uresa Ahmeti
Kostumografe: Plasticllori
Videograf: Rron Ismajli;
Aktore/ë: Hajat Toçilla; Diva; Agatha Bones; Vjeshta
Asistente teknike: Qëndresa Loki
Vendi: Teatri Oda
Ora: 21:30 – 22:30
Hyrja: 2 €
DITA 3:
17 tetor, 2020 – E shtunë
SHFAQJE TEATRALE “TRI MOTRAT & NATASHA P.”
Maqedoni e Veriut
Regjia dhe dramaturgjia: Natasha Poplavska
Koreografe: Olga Pango
Dizajn dhe video: Emil Petrov
Muzika: Ognen Anastasovsk
Mjeshtër i dritave: Milco Aleksandrov
Performues/e:
Ana Stojanovska; Andrew Cook; Miroslav Mitrashinovikj
Zërat: Zhaklina Petrovska; Jana Stojanovska; Natasha Poplavska;
Art media në ko-produksion me Operën dhe Baletin Kombëtar në Maqedoninë e Veriut.
Vendi: Teatri Oda
Ora: 20:00 – 21:00
Hyrja: 2 €
DITA 4:
18 tetor, 2020 – E diel
PUNËTORI “COVIDIA DELL”ARTE”
Nga: Natasha Poplavska
Vendi: Teatri Oda
Ora: 10:00-17:00
PERFORMANCË & DISKUTIM “SILVER BOOM” (Festivali HAPU në FEMART)
Nga: Anna Anderegg (Asphalt Piloten) – Zvicër
Vendi: Sheshi “Adem Jashari”
Ora: 16:00
Diskutimi
Vendi: Teatri Oda
Ora: 18:00
PERFORMANCË DANSI “ÇFARË DUAN BURRAT!?” – PREMIERË – PRODUKSIONI ARTPOLIS
Regjia dhe Koreografia: Robert Nuha
Teksti:Edlir Gashi
Performues: Edlir Gashi dhe Robert Nuha
Vendi: Teatri Oda
Ora: 21:30 – 22:30
Hyrja: 2 €
DITA 5:
19 tetor, 2020 – E hënë
PUNËTORI “COVIDIA DELL”ARTE”
Nga: Natasha Poplavska
Vendi: Teatri Oda
Ora: 10:00-17:00
PERFORMANCË DANSI “LIDHMË MUA”
Koncepti dhe koreografe: Luljeta Braha
Kërcimtaret/ët: Nisa Krasniqi, Blerta Fanaj, Andi Hoxha, Rina Baxhaku, Besjana Bytyci, Gresa Nafezi dhe Tajra Kuqani.
Vendi: Teatri Oda
Ora: 21:30 – 22:30
Hyrja: 2 €
DITA 6
20 tetor, 2020 – E martë
PUBLIKIM BROSHURE & PANEL DISKUTIMI \”ARTIVIZMI – ARTI DHE SOLIDARITETI NË KOHË PANDEMIE\”
Autore: Arta Lahu, Arta Muçaj, Aurita Agushi, Rajmonda Ahmetaj, Fitore Jashari, Linda Hyseni Molikë Maxhuni, Natyrë Kallaba, Qëndresa Kajtazi, Sheqerie Buqaj, Shqipe Gashi, Teuta Gashi, Uresa Ahmeti, Valdete Idrizi
Paneliste: Eliza Hoxha, Valdete Idrizi, Shqipe Gashi, Rajmonda Ahmetaj
Redaktor & Moderator: Shpetim Selmani
Vendi: Teatri Oda
Ora: 15:00 – 17:00
PERFORMANCË “ T’U E MARRË “FUQINË” N’PYTJE”
Premierë – Produksioni Artpolis
Nga: Uresa Ahmeti
Vendi: Teatri Oda
Ora: 18:00 – 18:30
Hyrja: 2 €
FEMART AFTER PARTY – SEMIRA LATIFI, ARBËR SALIHU
Vokal: Semira Latifi
Kitarë: Arbër Salihu
Bateri: Drin Tashi
Piano: Alzan Gashi
Vendi: Teatri Oda
Ora: 22:00
Hyrja: 3 €
Ilustrimi: Rina Krasniqi
Dizajni: Arbër Matoshi
SHËNIM: Ky aktivitet zhvillohet në përputhje me “Manualin për mbrojtje nga përhapja e virusit COVID-19” të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, si dhe “Projektligji për prandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19”.
Kërkohet nga të gjithë pjesëmarrëset/sit të respektojnë të gjitha masat për mbrojtjen nga Covid-19 duke mbajtur maskat dhe distancën.
Rezervoni vendin tuaj duke na kontaktuar në Facebook dhe Instagram / Duke shkruar në 038/49 246 555 ose thirni 038/49 246 555