“E kaluara takon të ardhmen”
Është një tekst origjinal qe pasqyron jetën e pasluftës se gruas kosovare . Ngjarja zhvillohet në një strehimore grash ku ato shpalosin problemet dhe sfidat e tyre jetësore. Në këtë shfaqje prezantohen shtatë karaktere ku secili nga këto i takon komuniteteve të ndryshme që jetojnë në Kosovë; katër shqiptare, një serbe, dhe dy rome. Secila nga këto gra ka rrëfimin e vet social dhe emocional dhe që të gjitha janë viktima të dhunës psikike dhe fizike.
Ato për një periudhë të gjatë jetojnë së bashku në strehimoren e qytetit, mirëpo situata fillon të tensionohet kur Edona , udhëheqësja e qendrës merr lajmin se strehimorja duhet të mbyllet.
Implementuar nga KAAD
Regjia: Burbuqe Berisha
Autori: Seadet Beqiri
Luajnë: Arbnesha Grabovci Nixha, Anisa Ismaili, Aurita Agushi, Sheqerie Buqaj, Shengyl Ismaili, Vjosa Shala, Vjosa Abazi
Rezervoni vendin tuaj duke na kontaktuar në Facebook dhe Instagram / Duke shkruar në 038/49 246 555 ose thirni 038/49 246 555