Teatri ODA gjatë muajit Prill dhe Maj 2015 do të shfaq shfaqjen “Doruntina” në Nju Jork, SHBA. Shfaqja organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës së Qeverisë së Republikës së Kosovës. “Doruntina” është një bashkëprodhim i Teatrit ODA dhe Blessed Unrest nga Nju Jorku dhe do të shfaqjet ne Interarts Theatre në Nju Jork dhe në Emelin Theatre në Mamaroneck, NY. Gjatë qëndrimit në Nju Jork do të organizohet edhe një lexim publik i “Burrneshave” si dhe do të punohet në idenë e projektit të ri mes dy shtëpive tona teatrore.
Shikoni videon këtu:
Për bileta dhe më shumë rreth projektit:
Dhe për të kontribuar me donacion në mënyrë të sigurt këtu:
Regjia: Jessica Burr & Florent Mehmeti
Rezervoni vendin tuaj duke na kontaktuar në Facebook dhe Instagram / Duke shkruar në 038/49 246 555 ose thirni 038/49 246 555