Kthehu mbrapa
Rreth Ngjarjes
Një performancë koreografike për shtëpitë e të moshuarve. Një dyshe kërcimtaresh nga Franca kalojnë dy ditë për t’i dhënë gjithsecilit hapësirë për të gjetur ritmin e tij apo të saj.
Ekipi Produksionit
Krijuese dhe kërcimtare: Emilie Buestel, Marie Doiret
Artiste pamore, skenografe: Sidonie Morin
Kompozimi muzikor: Sébastien Berteau
Kostumografia: Cécile Madry
Artisti pamor: Aurélie Buridan
saufledimanche.com
Sauf Le Dimanche janë artistë të asocuar të IN SITU, Platformës evropiane për krijimtari artistike në hapësirë publike, në kuadër të projektit (UN)COMMON SPACES, të bashkëfinancuar nga Programi "Evropa kreative" i Bashkimit Evropian. Programi i Artistit të Asocuar përkrahet nga Artopolis Association (HU), Atelier 231 (FR), Čtyři Dny / Four Days (CZ), FiraTàrrega (ES), Flynn Center (USA), Freedom Festival (UK), La Strada (AT), Lieux publics (FR), Metropolis (DK), Norfolk & Norwich Festival (UK), Oerol Festival (NL), Østfold Internasjonale Teater (NO), Oda Teatri (XK), Provinciaal Domein Dommelhof (BE), Scène Nationale De L’Essonne (FR) dhe konsorciumi i 3 partnerëve italianë: Zona K, Indisciplinarte, Teatro Stabile Di Sardegna.
Shfaqjet
28.08.2024 / 10:00
29.08.2024 / 10:00
Vendi
❽ Shtëpia e të moshuarve
Informacione të tjera
Një performancë koreografike për shtëpitë e të moshuarve
Një dyshe kërcimtaresh nga Franca kalojnë dy ditë në shtëpinë e të moshuarve.
Një surprizë e vogël pas mëngjesit, dy valltare janë aty.
Për dy ditë, ka mjaftueshëm kohë për t'i dhënë gjithsecilit hapësirë për të gjetur ritmin e tij apo të saj, për të vëzhguar në mënyrë që të krijohet besim, për të shijuar menjëherë, për të mundur më pas të pushohet. “Baladë” shumëfishon mënyrat e hyrjes në kërcim: të jesh spektator i privilegjuar i një kërcimi në dhomën tënde, në privatësi të plotë; ose për të marrë pjesë në një punëtori lëvizjesh, e krijuar në mënyrë që të gjithë të mund të lëvizin, pavarësisht nga shkalla e lëvizshmërisë; e përshtatur për të gjitha shkallët e lëvizshmërisë, apo për të lejuar veten në lojën e kërcimit duke imituar kërcimtaret në hapësirën e përbashkët; apo për të qeshur me gëzimin e shikimit të një improvizimi që zhvillohet nga tryeza e darkës.
Në një mënyrë të papritur, duke përdorur taktin dhe humorin, një puhizë e butë - që bart elementet - vallëzimi, bukuria dhe lehtësia - përshkohet nëpër shtëpi.
Vetëm të shikosh trupat duke kërcyer është si të vallëzosh vetë! Dhimbjet dhe frika e humbjes së ekuilibrit, të gjitha këto largohen nga vetë lëvizja.
Në fund të kësaj përvoje, të gjithë banorët, stafi dhe familjet ftohen të mblidhen për të parë një performancë 30-minutëshe. Secili prej tyre njihet, duke kujtuar kohët e mira të kaluara së bashku.