Kompania zvicrane Asphalt Piloten po e sjell veprën e saj TAPE RIOT. Një performancë ndërdisiplinare e cila ekziston në një utopi publike urbane. Vallëzimi, artet vizuale, muzika dhe videoja takojnë njëra-tjetrën dhe reagojnë ndaj ambientit që na rrethon. Krijimi i hapësirave të reja, i intervaleve dhe ndryshimit të këndvështrimeve, loja me perspektiva përmes përdorimit të trakës ngjitëse i mundësojnë spektatorit të ikë nga ambienti i tij i përditshëm për një kohë të shkurtë dhe mbase ta ringjallë atë.
Tape Riot është një infiltrim, që të fton të vësh në pikëpyetje momentin. Në fillim performanca thjesht bën që shikimet e spektatorëve të lëvizin deri në një masë, duke prodhuar kështu një kurreshtje të heshtur: A është kjo normale? A është kjo reale? Dy valltarë ndërhyrjnë në tempon e kalimtarëve duke i lëvizur përmasat e shkëputjes edhe më tej. Vijat vizatohen duke ndarë hapësirën… A përkufizojnë ato kufirin e referencës apo hapin këndvështrime të reja drejt së përtejmes? Tingujt futen në lojë ndërsa shenjat e rrugës bëhen pjesë e perfomancës; trafiku ka ndërruar drejtim. Ky dinamizëm shkakton ndjesinë e çuditshme të vështrimit të hapësirës urbane bukur më ndryshe dhe me një buzëqeshje… A e ka ndryshuar mënyrën tonë se si i shohim gjërat? Apo vetëm këndvështrimi tonë?
https://annaanderegg.com/
http://taperiot.com/
Tape Riot prezantohet falë programit të mobilitetit të platformës IN SITU në kuadër të projektit ACT, me bashkëfinancim të Programit Creative Europe Programme të Bashkimit Evropian.
si dhe
Me mbështetjen bujare të Pro Helvetia
Rezervoni vendin tuaj duke na kontaktuar në Facebook dhe Instagram / Duke shkruar në 038/49 246 555 ose thirni 038/49 246 555