Të dashur miq,
Shoqata M- Atelier në bashkëpunimin me Teatrin ODA, organizojnë një ankand humanitar për mbledhjen e fondeve “Fëmijët për Fëmijët”, i cili do të mbahet më 20 Shkurt 2014, e Enjte në ora 19:00.
Ju ftojmë që dhe ju të bëheni pjesë e kësaj iniciative humanitare duke blerë pikturat e pikturuara enkas për këtë ngjarje nga fëmijët. Të gjitha mjetet e grumbulluara do t’i dhurohen SOS Fshatit dhe Asociacionit Nacional Autizmi. Ngjarja do të përcillet nën tingujt e orkestrës se shkollës së kitarës Vihuela. Ekzistenca dhe veprimtaria e këtyre shoqatave varet nga zemërgjerësia e donatorëve dhe vullneti i mire i shoqërisë.
M – Atelier është shoqatë jo fitimprurëse që përmes artit ngritë vetëdijen e fëmijëve dhe të shoqërisë në përgjithësi për fëmijët në nevojë. Kjo mënyrë e mbledhjes së fondeve ngrit nivelin e vetëdijes dhe ndjenjën për të qenë human jo vetëm tek të rriturit por edhe tek fëmijët. Vendin dhe rolin me të rëndësishëm në këtë mbrëmje artistike-humanitare e zini ju të dashur miq, ku mund të kontribuoni direkt në ankand duke blerë piktura duke filluar nga 100 euro. Me mbi 30 pjesëmarrës që do te jenë prezent ju sigurojmë se mbështetja dhe kontributi juaj do të jenë te vlerësuara dhe mirënjohura.
Ju lutem mos hezitoni të bëheni pjesë e kësaj ngjarje humanitare.
Nëse keni ndonjë pyetje ju lutem mos ngurroni të na telefononi ose të na shkruani ne E-mail:
Merita Jaha Gunga: 049 124 766; info@meritajaha.com
Prania juaj bën ndryshim!
Ejani dhe mbështetni një ngjarje të madhe duke shijuar një mbrëmje të veçantë artistike.
Ne presim konfirmimin tuaj për të kaluar një mbrëmje të pa harruar me ju si mysafirët tanë.
Me Respekt,
M- ATELIER & Teatri ODA
Ankandi ”Fëmijët për Fëmijët” do të ketë mbulesë mediale.
Rezervoni vendin tuaj duke na kontaktuar në Facebook dhe Instagram / Duke shkruar në 038/49 246 555 ose thirni 038/49 246 555