Instalacion. Arkitektura e një strukture njështresore të pneumatikut (balonit) prej rreth 100 m2 është dizajnuar në atë mënyrë që të mundësojë mobilitet dhe fleksibilitet maksimal përgjatë tri ndaljeve të tij në tri lokacione të ndryshme të Prishtinës – Sheshi te Komuna e Prishtinës – Përmendorja , Sheshi Ibrahim Rugova Dhe Ulpiana – Fontana. Për më shumë ky instalacion ndërron formën e tij duke u futur dhe duke u adaptuar në ambientin ekzistues urban e natyral – duke i spikatur këto ambiente të caktuara publike përmes fokusimit në to. AEROPOLIS ofron një platformë komunikuese për të përjetuar një numër të larmishëm aktivitetesh duke ndërruar pamje dhe përmbajtje, të sajuar në bashkëpunim me Festivalin HAPU: dance performancë dhe instalacion brenda e jashtë; performanca; video projeksione, biseda, prezantime e punëtori. Komuniteti i AEROPOLISIT frymon një jetë të re në qytet dhe e bënë të padukshmen të dukshme.
AEROPOLIS është projekt i Plastique Fantastique dhe është sjellë në Festivalin HAPU në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës Gjermane në Prishtinë
Koncepti: Marco Canevacci
Dizajni: Yena Young
Dizajni i zërit: Marco Barotti
Video projeksionet: Simone Serlenga
VIDEO PROJEKSIONE:
E enjte, 10 shtator ora 22:00 – Sheshi Ibrahim Rugova
E premte, 12 shtator ora 21:00 – Ulpiana (Fontana)
Prezantim i punës së Plastique fantastique dhe bisedë me artistët:
E mërkurë, 9 shtator ora 21:00 brenda në “Aeropolis” në Sheshin te Komuna e Prishtinës – Përmendorja.
PLASTIQUE FANTASTIQUE
Platformë për arkitekturë të përkohshme
http://www.plastique-fantastique.de/
Rezervoni vendin tuaj duke na kontaktuar në Facebook dhe Instagram / Duke shkruar në 038/49 246 555 ose thirni 038/49 246 555