Një intervenim artistik, në hapësirë publike, me zërin që fuqizohet për t’u dëgjuar. Gra e vajza të reja me pyetje e dilema që pak gjejnë përgjigje nga shoqëria e sistemi. Gra me përvojë të madhe jetësore, shumë për të dhënë e kontribuar e megjithatë në vetmi nga shoqëria e sistemi.Vendi: Sheshi Zahir Pajaziti (Amfiteatri)
E mërkurë, 29 shtator 2021 / ora 18:00
Sheshi Zahir Pajaziti (Amfiteatri)
Një intervenim artistik, në hapësirë publike, me zërin që fuqizohet për t’u dëgjuar. Gra e vajza të reja me pyetje e dilema që pak gjejnë përgjigje nga shoqëria e sistemi. Gra me përvojë të madhe jetësore, shumë për të dhënë e kontribuar e megjithatë në vetmi nga shoqëria e sistemi.
Në këto 1770 sekonda performancë solidarizimi i moshës rreth 17 vjeçare dhe asaj rreth 70 vjeçare shpërthen. Fillimi i jetës së moshës madhore dhe profesionale takohet me përvojën e madhe e të vyeshme pas përfundimit të moshës profesionale. Protagonistet tona ju ftojnë të reflektoni për këto dy skaje të jetës. Aq pak nevojitet për të fuqizuar aq shumë jetesën në këto mosha e për të shijuar një shoqëri gjithëpërfshirëse të bazuar në dashuri e respekt të ndërsjellë e kohezion të fuqishëm shoqëror.
Pas performancës do të organizojmë një BISEDË me protagonistet:
E mërkurë, 29 shtator 2021 / ora 19:00
Teatri ODA
Shkrimet dhe opinionet e autorëve nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën zyrtare apo pozicionin e SIDA apo të Qeverisë suedeze.
Ky aktivitet është organizuar në kuadër të projektit “Human Rightivism” dhe është përkrahur nga Swedish International Development Cooperation Agency (SIDA) dhe implementuar nga Community Development Fund (CDF).
Rezervoni vendin tuaj duke na kontaktuar në Facebook dhe Instagram / Duke shkruar në 038/49 246 555 ose thirni 038/49 246 555