Events in ODA

EDA ZARI - TOKA

EDA ZARI

Risia që na sugjeron Zëri-Zari fillon që në titull:

Toka!

E gjithë kjo gosti e tingullit dhe e fjalës na paraqitet nga instrumentistë me përvojë dhe emër të muzikës world-jazz. Merita u takon, po aq, të gjithëve:

Gert Kapo: Piano, Fender Rhodes (pianisti me frazimin e magjishëm harmonik dhe ritmikën klasiko-fusion-latin);

Rhani Krija: perkursion, gumbrie (perkusionist i STING), star-i dhe një ndër perkusionistët më virtuozë që ka ky planet;

Christian Kappe: trombë (bluja neon e shpirtit të jazz-it në këtë konstelacion artistësh);

Martin Gjakonowski: kontrabas (multi muzikal dhe i njohur për ritmikën dhe strukturat e jazz-it të mirëfilltë);

Fatmir Ilamaj: klarinetë (ai që sjell shpirtin e Kabasë dhe nuancat polifonike të jugut me rafinim interpretues).

Tinguj dhe Tokë të panjohura e pashkelura në ndjesinë e muzikës.

Modelet zemërgjerë të jazz-it Eda Zari i fton të bëjnë një shëtitje në fushat me trumzë e rozmarinë të Shqipërisë perëndimore dhe jugore. Kurse tipologjitë e polifonisë shqiptare i grish të përhumben në harmoninë standarde të jazz-it të përbotshëm. Nuk janë variante të tradicionales, por sjellje e tradicionales në tjetër vend dhe kohë, me frymë të re ngritur mbi jehonat e vjetra. Është modernia që qëndron mbi themelet e së vjetrës, po aspak të vjetruar. Është e sotshmja që ngrihet mbi të shkuarën, por e lëmuar, e stolisur, që shpjegon të sotmen dhe të ardhmen.

Për një dëgjues që muzikën e ka vetëm ushqim për shpirtin, muzika e Zarit është festival i ritmit, harmonisë, tingëllimës dhe fantazisë. Nuk të lejon ta dëgjosh kalimthi, në sfond të një pune tjetër, por ta thith gjithë vëmendjen dhe të lidh pas vetes. "TOKA", përveçse të bën të mbyllësh sytë me ëndje dhe të buzëqeshësh symbyllur, është një buqetë me ide që të magnetizon e të shtyn ta lëvizësh trupin dhe mendjen me ritmin idiomatik të muzikës dhe, pse jo, drejt atij vendi dhe asaj gjendjeje ku secili nga ne gjen një pjesë të vetes, nëmos veten e plotë.

Karakteristikë unike në repertorin dhe interpretimin e Zarit është teknika vokale, herë në linjat unisono, e herë në ato që do t’i quanim komplekse e më shumë se kontrapunktuale në lidhje me një ritëm të caktuar trance. E tëra kjo është kompozuar nga vetë ajo, përshtatur Edës, buron nga shpirti i vetvetishëm artistik dhe është një fjalosje intime me veten, ku pavarësisht çfarë bëhet e dukshme nga ana teknike, në thelb të gjithçkaje mbetet dashuria dhe origjinaliteti.

This week in ODA

Monday

Tuesday

Wednesday

Thursday

Friday

Saturday

Sunday

Upcoming Events

01.04.2024

Monday

02.04.2024

Tuesday

03.04.2024

Wednesday

04.04.2024

Thursday

05.04.2024

Friday

06.04.2024

Saturday

07.04.2024

Sunday

ODA supported by