Guri Ura është shqiptar i Kosovës, kandidat për marrjen e shtetësisë së Zvicrës. Në vendin e tij të origjinës ai ndihet autokton nga kushedi cili vend dhe në Zvicër ai ndihet si i huaj vendor. Ai është figura qendrore e kësaj pjese teatrale me përkatësi të dyfishtë, gjë që e përjetojnë shumë të rinj të diasporës.
Gjatë bisedës me Pierre Pont, personin përgjegjës për natyralizimin e kandidatëve dhe kolegët e tij Gentiane Rive dhe Rock Graben, Guri Ura do t’i parashtrojë nënpyetje vetvetes, si rrjedhojë e pyetjeve të parashtruara nga Pierre Pont.
Regjia: Visar Qusaj
Autori: Driton Kajtazi
Luajnë: Lulzim Qusaj, Zymer Lutfiu, Karine Mazza, Agon Rexhaj, Visar Qusaj
Rezervoni vendin tuaj duke na kontaktuar në Facebook dhe Instagram / Duke shkruar në 038/49 246 555 ose thirni 038/49 246 555